Kina do të nxitë integrimin e mëtejshëm të ekonomive digjitale dhe reale
2023-03-21 15:03:45

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Nga Kongresi i 20-të i Partisë Komuniste të Kinës e mbledhja qendrore ekonomike që u zhvillua në fund të vitit 2022 dhe deri në dy sesionet vjetore për vitin 2023 (sesionet e Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez dhe Asamblesë Kombëtare Popullore), ekonomia digjitale është përfshirë në punët kryesore të Kinës dhe është konsideruar si një sektor kyç për ekonominë kombëtare kineze.

 

Në raportin e punës qeveritare të shqyrtuar dhe miratuar nga legjislatura e 14-të e Asamblesë Kombëtare Popullore, është përcaktuar qartë drejtimi i zhvillimit të ekonomisë digjitale. Kjo është kuptuar si një sinjal nxitës për integrimin e mëtejshëm të ekonomisë digjitale e ekonomisë reale, që do të sjellë gjallëri të re për zhvillimin me cilësi të lartë në Kinë.

 

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Motori i zhvillimit në epokën e re

 

Në Kinë, ekonomia digjitale po ngrihet pandërprer. Në raportin e punës qeveritare 2023, vlera e shtuar e sektorëve të rinj me teknologji dhe model të ri në 5 vitet e kaluara ka nxënë mbi 17% të GDP-së. Përmasat e ekonomisë digjitale janë në ngritje të pandërprer dhe është renditur në vendin e 2-të të botës. Në 2022, përmasat e ekonomisë digjitale arritën në 50.2 trilionë juanë, 10.32% më shumë se një vit më parë. Parashikohet që deri në 2025, përmasat e ekonomisë digjitale do të mbikalojnë 60 trilionë juanë dhe në 2032, do të kalojnë mbi 100 trilionë.

 

Si të përdoret mirë teknologjia digjitale? Kjo është një temë kryesore për Kinën, e cila po drejton ndërmarrjet ekzistuese të përdorin teknologjitë digjitale në modifikim të gjithanshëm dhe me zinxhir të plotë ndaj modelit dhe zinxhirit tradicional, sepse kjo mund të ngrihet produktiviteti dhe zhvillimi ekonomik mund të rritet me shumë herë. Ndërkohë, Kina po përpiqet të inkubatojë një sërë ndërmarrjesh “me aftësi profesionale, specifike, të posaçme dhe të reja”, me synim që të nxitet integrimi i thellë i teknologjive, si internet, bigdata dhe AI me sektorët e ndryshëm.

 

Krahas kësaj, Kina po shpejton ndërtimin e infrastrukturës digjitale. Shpejtimi i digjitalizimit, internetizimit dhe smartizimit të ekonomisë reale është parakushtet për zhvillim të shpejtë të ekonomisë digjitale dhe integrimin e thellë mes ekonomisë digjitale dhe asaj reale. Në këtë drejtim, Kina do të shpejtojë ndërtimin infratrukturor, si 5G, internet industrial, Cloud, bigdata dhe softuerë bazë.

 

Në Kinë, ekonomia digjitale po bëhet një motor që furnizon gjallëri të reja për ekonomi. Përveç sektorit të prodhimit, teknologjitë digjitale po zgjerohen edhe në arsim, shëndetësi, shit-blerje, bujqësi dhe sektorët e tjerë të shëbimeve, çka po stimulon lindjen e shumë vende të reja të punës dhe njerëzit mund të marrin burime në mënyrë më të balancuar dhe marrin fitime në mënyrë më të gjerë. Kështu, që jetesa e njerëzve përmirësohet në mënyrë cilësore dhe të barabartë. Distanca mes zonave urbane dhe rurale është në zvogëlim dhe “hendenku digjital” është plotësuar mirë.

 

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Programi strategjik nxit integrimin e thellë digjital-real

 

Në fakt, ekonomia digjitale “u takua” me publikun për herë të parë në raportin e punës qeveritare të vitit 2017, ndërsa më 2018, u paraqit koncepti “Kina digjitale”, që konsiderohet si zgjerimi i “ekonomisë digjitale”. Në vitet 2021 dhe 2022, në raportet e punës së qeverisë, u përfshinë bashkë këto dy koncepte, çka tregon përpjekjet për të përqafuar epokën digjitale me fokusim te “ekonomia digjitale” dhe “Kina digjitale”.

 

Përveç raportit qeveritar, për këto koncepte është publikuar edhe dokumenti “Programi i përgjithshëm për ndërtimin e Kinës digjitale”, që është një udhëzim i qartë veprimesh.

 

Për ndërtimin e një Kine digjitale, në këtë dokument është caktuar korniza e qartë e përgjithshme: konsolidimi i dy bazave kryesore (infrastruturë digjitale dhe sistem burimesh digjitale), nxitja e integrimit të thellë të teknologjive digjitale me strategjinë e përgjithshme të Kinës në ekonomi, politikë, kulturë, shoqëri dhe ekologji. Krahas këtyre, do të forcohet aftësia e rinovimit dhe sigurimit të teknologjisë digjitale dhe të përmirësohet mjedisi i zhvillimit të teknologjisë digjitale brenda e jashtë vendit.

 

Hapja dhe shpërndarja është veçanti kryesore e ekonomisë digjitale. Me hapjen e mëtejshme, Kina do të marrë pjesë aktivisht në administrimin global të ekonomisë digjitale të botës. Nga njëra anë, me ndërtimin e përbashkët të nismës “Një brez, një rrugë”, do të shpejtohen ndërlidhjet e infrastrukturës së re dhe do të nxitet pozitivisht bashkëpunimi ndërkombëtar në kërkimin e teknologjive kyçe të ekonomisë digjitale. Nga ana tjetër, me shfrytëzimin e platformave ndërkombëtare digjitale, si ekspozita CIIE dhe Konferenca Botërore e Internetit, palët mund të shtojnë bashkëpunimin konkret në ekonominë digjitale dhe mund të ruajnë e përmirësojnë sistemin e menaxhimit në këtë drejtim.

(Jiang Lei)