Zhvillohet kampionati i hedhjes me parashuta “Berati Open Air”
2023-03-21 11:05:30

Në Berat u zhvillua edicioni i tretë i kampionatit të hedhjes me parashuta “Berati Open Air”. Në këtë event të rëndësishëm morën pjesë 35 parashutistë nga 7 shtete.

Piloti nga Sllovenia, Matjas Sluga, u rendit në vend të parë, i ndjekur nga Eduart Daci nga Kosova dhe në vend të tretë piloti nga Shqipëria Xhonatan Islami.

Për kampionatin kombëtar të aeronautikës, në vend të parë u rendit Eduart Daci, i ndjekur nga Xhonatan Islami dhe në vend të tretë piloti nga Kosova, Safet Syla, njofton “ATSH”.

Kryetari i bashkisë së Beratit, Ervin Demo, ndau foto në rrjetet sociale nga ky kampionat, i cili i dhuroi një atmosferë dhe ngjyra të jashtëzakonshme qytetit. (Fatosi)