Ekspozita më e madhe tregtare në Amerikën e Veriut përfundon në Las Vegas
2023-03-20 16:18:03

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Ekspozita më e madhe tregtare e ndërtimit në Amerikën e Veriut përfundoi të shtunën në Las Vegas, pasi shfaqi produktet inovative dhe trendin e industrive të makinerisë dhe ndërtimit, njofton “Xinhua”.

Duke mbuluar mbi 3 milionë metra katror hapësirë ekspozite, eventi “CONEXPO-CON/AGG” tërhoqi mbi 2400 ekspozues nga 36 vende dhe rajone, sipas organizatorit.

Më shumë se 139.000 profesionistë të ndërtimit dhe të energjisë së lëngshme nga 133 vende dhe rajone iu bashkuan ekspozitës tregtare, të mbajtur javën e kaluar.

“Inovacionet e publikuara në industrinë e ndërtimit do të luajnë një rol për të ndihmuar profesionistët e ndërtimit të drejtojnë një rritje ekonomike domethënëse dhe të qëndrueshme”,- tha Phil Kelliher, zv.drejtor i lartë i “Caterpillar” dhe kreu i ekspozitës CONEXPO-CON/AGG.

Shfaqja e këtij viti theksoi se si industria e ndërtimit po evoluon për t'iu përshtatur teknologjive, produkteve dhe praktikave të qëndrueshme, nga pajisjet e ndërtimit me energji elektrike dhe hidrogjeni, te materialet më të riciklueshme dhe mundësitë për reduktimin e mbetjeve.

Shumë kompani të njohura kineze të pajisjeve të ndërtimit morën pjesë në shfaqje, duke përfshirë “Xuzhou Construction Machinery Group” (XCMG), “Liugong Machinery Co., Ltd”, “Sany Group” dhe “Zoomlion Heavy Industry Science and Technology”. (Fatosi)