Publikohet raporti "Gjendja e demokracisë në ShBA për vitin 2022"
2023-03-20 11:22:26

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Të hënën, uebsajti i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës publikoi raportin "Gjendja e demokracisë në ShBA për vitin 2022", ku duke paraqitur fakte dhe mendimin e ekspertëve, pasqyrohet gjendja e vërtetë e demokracisë amerikane vitin e kaluar dhe pasojat e sjella nga kjo gjendje.

Në raport vihet në dukje se në vitin e kaluar, probleme si politika e parave, politika e identitetit, përçarja shoqërore, polarizimi mes të pasurve e të varfërve etj. në ShBA janë acaruar më tepër. Megjithëkëtë, pala amerikane vazhdon të trumbetojë sllogane, si "demokracia kundër autoritarizmit", duke nxitur politizimin dhe instrumentalizimin e demokracisë.

Dokumenti thekson se demokracia është vlerë e përbashkët e njerëzimit, por në botë nuk ka vetëm një model të sistemit politik të zbatueshëm për të gjithë: vendet e ndryshme kanë modelin e vet demokratik në përputhje me gjendjen e tyre kombëtare.

Në fund të raportit theksohet që liria, demokracia dhe të drejtat e njeriut janë kërkesë e përbashkët e njerëzimit. Kina i përmbahet demokracisë popullore në mbarë procesin, ku populli është zot i vendit. Kina dëshiron të forcojë shkëmbimet me vendet e ndryshme lidhur me problemin e demokracisë, për të dhënë kontribut më të madh në përparimin e njerëzimit. (Fani)

https://www.mfa.gov.cn/eng/wjbxw/202303/t20230320_11044481.html