OKB konfirmon zgjatjen e marrëveshjes së grurit të Detit të Zi
2023-03-20 11:06:33

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Stephane Dujarric, zëdhënës i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, konfirmoi zgjatjen e një marrëveshjeje që lejon eksportet e drithërave, produkteve ushqimore të lidhura me to dhe plehrave nga portet detare të përcaktuara të Ukrainës, njofton “Xinhua”.

“Iniciativa e Drithërave e Detit të Zi, e nënshkruar në Stamboll më 22 korrik 2022, është zgjatur”,- bëri të ditur në një deklaratë Dujarric.

Më 22 korrik 2022, Rusia dhe Ukraina nënshkruan veçmas një dokument në Stamboll me Turqinë dhe Kombet e Bashkuara mbi eksportet e grurit dhe plehrave nga Ukraina dhe Rusia për të siguruar furnizimet në tregjet globale në mes të konfliktit Rusi-Ukrainë.

Marrëveshja, fillimisht në fuqi për 120 ditë, u zgjat në mes të nëntorit 2022 për 120 ditë të tjera deri më 18 mars.

“Ne shprehim mirënjohjen tonë për qeverinë e Turqisë për mbështetjen diplomatike dhe operacionale për Nismën”,- tha Dujarric.

Dujarric vuri në dukje se nisma, së bashku me marrëveshjen me Rusinë, janë kritike për sigurinë globale të ushqimit, veçanërisht për vendet në zhvillim.  (Fatosi)