Dështimi i “SVB” tregon rrezikun e rritjes së shpejtë të normave globale
2023-03-20 16:51:46

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Rënia e bankës “Silicon Valley” me bazë në Kaliforni (SVB) tregon se rritjet e shpejta të normave të interesit të ndërmarra nga ekonomitë kryesore të zhvilluara për të frenuar inflacionin kanë ngritur shqetësime për ndikimin e tyre në ekonominë globale dhe mundësinë e nxitjes së rreziqeve të reja financiare, deklaroi një zyrtar i Kinës nga Banka Qendrore.

“Rreziqet e fundit të ekspozuara nga disa institucione bankare në SHBA dhe Europë tregojnë se rregullimi i shpejtë i politikës monetare në ekonomitë kryesore të zhvilluara ka efekte të tjera dhe ndikime të brendshme”,- tha Xuan Changneng, zëvendësguvernator i Bankës Popullore të Kinës (PBOC), në Forumin Global të Menaxhimit të Aseteve 2023.

Sipas tij, mjedisi afatgjatë me norma të ulëta interesi në të kaluarën ka bërë që disa institucione financiare të mësohen të menaxhojnë aktivet dhe detyrimet në një mjedis me luhatshmëri të ulët, pa pritshmëri dhe ndjeshmëri ndaj luhatjeve afatshkurtra dhe të mëdha të normave të interesit.

Karakteristikat e aktiveve dhe detyrimeve të “Silicon Valley Bank” e bënë atë më të ndjeshme ndaj ndryshimeve të normave të interesit dhe përfundimisht çuan në rrezik, tha Xuan.

Është ende e pasigurt nëse inflacioni në ekonomitë kryesore të zhvilluara mund të bjerë ndjeshëm në afat të shkurtër dhe vazhdimi i mbajtjes së normave të larta të interesit mund të ketë efekte negative në funksionimin e shëndoshë të sistemit bankar dhe të sistemeve të tjera financiare, gjë që rrit dilemën me të cilën përballet rregullimi i politikës monetare , ai shtoi.

“Ndërsa momenti i rritjes ekonomike të Kinës rimëkëmbet gradualisht dhe tregu financiar hapet më tej, ne besojmë se atributet e investimeve dhe atributet mbrojtëse të aktiveve financiare kineze do të bëhen më të spikatura”,- tha ai, duke cituar të dhëna se deri në fund të vitit të kaluar, bilanci i njësive të huaja që zotëronin aktive renminbi në Kinë ishte 9.6 trilionë juanë (1.4 trilionë dollarë), një rritje prej 1.2 herë nga viti 2017.

Tregu i hapur, i qëndrueshëm dhe i zhvilluar i Kinës i ofron botës mundësi dhe zgjedhje të larmishme në mjedisin kompleks dhe në ndryshim, sipas Xuan. (Fatosi)