Lufta e Irakut, krim tipik kundër njerëzimit
2023-03-20 17:23:18

Para 20 vjetësh, ShBA-ja dhe vendet aleate të saj, nën pretekstin e të ashtuquajturave "armë të shkatërrimit në masë në Irak", nisën pushtimin e paligjshëm të Irakut pa autorizimin e OKB-së. Por "armët e shkatërrimit në masë" nuk u gjetën kurrë. Media kryesore e Arabisë Saudite, "Arab News", u shpreh në një artikull që "Lufta e Irakut i ka shkaktuar dëmtime të rënda edhe Irakut të sotëm." 

Gjuhëtari dhe veprimtari i njohur amerikan Noam Chomsky është i mendimit që nisja e Luftës së Irakut nga ShBA-ja është "krim tipik kundër njerëzimit". Por, për fat të keq, logjika e ndërhyrjes me forcë ka mbetur ende në mendjen e politikanëve amerikanë. (Xu Guang)