ShBA: Fabrika e gomës në shtetin e Luizianës shkakton kancer
2023-03-20 14:34:20

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Sipas njoftimeve të së enjtes të rrjetit amerikan NBC, një fabrikë gome afër një shkolle fillore në shtetin  e Luizianës ka lëshuar lëndë kimike që mund të shkaktojnë kancer për dhjetëra vjet me radhë. Sipas të dhënave të Agjencisë së Mbrojtjes së Mjedisit të ShBA-së, qyteza e vogël ku ndodhet fabrika ka qenë zona me rrezikun më të lartë të kancerit në ShBA në dekadën e kaluar.

Para shtatë vjetëve, Agjencia e Mbrojtjes së Mjedisit paralajmëroi për herë të parë për rrezikun e fabrikës, por ajo u lejua të vazhdonte prodhimin. Kohët e fundit, Departamenti i Drejtësisë i ShBA-së ngriti padi ndaj kompanisë me investime japoneze së  cilës i përket fabrika. Kjo fabrikë  gome gjendet në një zonë ku banojnë afroamerikanë dhe banorët e atyshëm u shprehën se për shumë vjet me radhë, ka pasur një numër të madh vdekjesh nga kanceri. Ata thanë që nuk e kuptojnë pse qeveria e lejon funksionimin e kësaj fabrike dhe se padia e Departamentit të Drejtësisë është e vonuar e nuk do të luajë rolin e duhur. (Fani)