< img height="1" width="1" style="display:none"src="https://www.facebook.com/tr?id=514174860241230&ev=PageView&noscript=1"/>
Masa specifike për promovimin e fshatrave digjitale
2023-03-20 16:02:49

100%
20032023 ZHVILLIME NDERKOMBETARE 1600
Current Time 0:00
Duration -:-
Loaded: 0%
Stream Type LIVE
Remaining Time -0:00
 
1x
Video Player is loading.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Në Raportin Digjital të Zhvillimit Rural të Kinës  të vitit 2022, i cili u përpilua bashkërisht nga Administrata e Hapësirës Kibernetike të Kinës dhe Ministria e Bujqësisë dhe Çështjeve Rurale vlerësohet niveli i zhvillimit të bujqësisë digjitale dhe zonave rurale në Zhejiang, i cili kishte arritur në 68.3 për qind, duke u renditur i pari në vend për katër vjet radhazi.

Në këtë drejtim autoritetet vendore të provinces po marrin masa të posaçme për lehtësimin e jetës së banorëve të zonave rurale, duke përdorur gjerësisht teknologjinë digjitale.

 

Si pioniere e ekonomisë digjitale, provinca Zhejiang ka ruajtur pozicionin e saj në ballë të vendit në ndërtimin e fshatrave digjitale.

Niveli i zhvillimit të bujqësisë digjitale dhe zonave rurale në Zhejiang kishte arritur në 68.3 për qind, duke u renditur i pari në vend për katër vjet radhazi, thuhet në Raportin Digjital të Zhvillimit Rural të Kinës (2022), i cili u përpilua bashkërisht nga Administrata e Hapësirës Kibernetike të Kinës dhe Ministria e Bujqësisë dhe Çështjeve Rurale.

Përveç investimeve të mëdha në teknologjinë bujqësore, bujqësia në fshatin digjital është padyshim një industri që është më shumë sesa thjesht aplikimi i përparimeve të reja në teknologji - jeta e fshatarëve është shtylla qendrore e vitalizimit rural dhe zhvillimit të fshatit digjital.

Gjatë një konference muajin e kaluar, Wang Tonglin, drejtor i Departamentit Provincial të Bujqësisë dhe Çështjeve Rurale, tha se qeveria lokale e provinces Zhejiang ka bërë përpjekje drejt kujdesit shëndetësor digjital dhe edukimit digjital në fshatra.

 

Foto nga VCG

Foto nga VCG

"Për shembull, në qendrën e jetesës së zgjuar, fshatarët mund të kryejnë vetë-teste shëndetësore, konsultime në distancë me mjekët dhe të konsultohen për teknologjinë bujqësore, politikat dhe rregulloret në internet në fshatin Wusi  të qarkut Deqing në Huzhou.

Qendra e jetesës së zgjuar mund të ofrojë gjithashtu shërbime të përditshme të tilla si pagesa e faturave të telefonit dhe sigurimit, si dhe depozitimi dhe tërheqja e parave", tha Wang.

Do të bëhen shumë përpjekje për të rritur shitjet e produkteve bujqësore vendase në të gjithë krahinën. Shtëpia e kompanive kryesore të tregtisë elektronike dhe internetit të Kinës si Alibaba, në Zhejiang është një nga vendet më të gjalla për tregtinë dhe ekonominë digjitale.

"Ne do të promovojmë më tej produktet bujqësore në fshatra përmes tregtisë elektronike, do të vazhdojmë të kryejmë rekomandimet e markave, aktivitetet e festivaleve bujqësore online dhe offline dhe do të zhvillojmë transmetime të drejtpërdrejta për tregtinë elektronike dhe ndërkufitare në zonat rurale, për të zgjeruar në mënyrë efektive kanalet e shitjes online të produkteve bujqësore”, tha Wang.

Për të kapur mundësitë e ofruara nga teknologjitë digjitale, fermerët mund të japin një kontribut të rëndësishëm në këtë drejtim.

Për të inkurajuar fermerët që të zhvillojnë në mënyrë aktive bujqësinë e zgjuar duke mësuar gjeneratën e re të teknologjisë së informacionit, qeveria do të bashkëpunojë me universitetet për t'u ofruar fermerëve informacionin e nevojshëm digjital dhe njohuritë, tha Xu Qing, zëvendësdrejtor i Zyrës së Informacionit në Internet të Komiteti i Partisë Provinciale Zhejiang, gjatë një konference për shtyp.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

"Përveç kësaj, infrastruktura digjitale luan një rol të rëndësishëm në kultivimin dhe përmirësimin e shkrim-leximit digjital të fermerëve. Në këtë drejtim, është e nevojshme të promovohet më tej ndërtimi i infrastrukturës inteligjente, transformimi digjital dhe përmirësimi i infrastrukturës tradicionale," shtoi Xu.

Do të bëhen më shumë përpjekje për të përmirësuar infrastrukturën kulturore në nivel bazë për të balancuar zhvillimin e shërbimeve kulturore midis zonave rurale dhe urbane.

Zhejiang do të promovojë zhvillimin kulturor të koordinuar dhe të qëndrueshëm në zonat rurale, duke ndërtuar më shumë baza kulturore dhe krijuese, duke zhvilluar shtëpi fermash dhe duke promovuar integrimin midis bujqësisë, kulturës, turizmit dhe sportit.

Këto masa jo vetëm që promovojnë strategjinë kombëtare të vitalizimit rural, por gjithashtu stimulojnë ruajtjen kulturore tradicionale dhe nxisin vitalitetin e industrisë kulturore, duke rritur kështu të ardhurat e fshatarëve lokalë duke promovuar prosperitetin e përbashkët.

Gjatë viteve të ardhshme, digjitalizimi do të formësojë shumë drejtimin e industrisë bujqësore rurale. Zhejiang tregon se tashmë është në rrugë të mbarë.

Lajmet Kryesore

Our Privacy Statement & Cookie Policy

By continuing to browse our site you agree to our use of cookies, revised Privacy Policy. You can change your cookie settings through your browser.
I agree