Trump thotë se pret të arrestohet të martën, bën thirrje për protesta
2023-03-20 15:29:25

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se ai pret të arrestohet të martën, ndërsa prokurorët e Nju Jorkut shqyrtojnë akuzat për një pagesë të heshtur ndaj një ylli pornografik dhe u bëri thirrje mbështetësve të tij të protestojnë, njofton “CGTN”.

Ai pretendoi se i mori informacionet nga zyra e prokurorit të qarkut të Manhatanit. Një zëdhënës i Trump tha se ish-presidenti nuk ishte njoftuar për ndonjë arrestim.

Ish-presidenti amerikan bëri thirrje gjithashtu për protesta.

Hetimi vjen pasi Trump kërkon nominimin e republikanëve për presidencën në vitin 2024. Trump tha se do të vazhdojë fushatën edhe nëse akuzohet për një krim. Asnjë president i SHBA-së, gjatë kohës që ishte në detyrë apo më pas, nuk është përballur me akuza penale.

Një zëdhënës i prokurorit të qarkut të Manhatanit, Alvin Bragg, zyra e të cilit ka hetuar një pagesë prej 130.000 dollarësh në heshtje që ish-avokati personal i Trumpit, Michael Cohen, i bëri Stormy Daniels, nuk pranoi të komentonte.

Burimet kanë thënë se zyra e Bragg ka paraqitur prova para një jurie të madhe në lidhje me pagesën, e cila erdhi në ditët e zbehta të fushatës së Trumpit më 2016-n në këmbim të heshtjes së Daniels për një aferë që ajo tha se kishte me Trump një dekadë më parë.

Trump ka mohuar se afera ka ndodhur dhe e ka quajtur hetimin e Bragg, që është demokrat, një gjueti shtrigash.

Deklarata e Trump se ai pritet të arrestohet të martën bazohet në raportet e lajmeve se zyra e Bragg do të takohet me forcat e rendit për t'u përgatitur për një aktakuzë të mundshme, tha personi, i cili foli në kushte anonimiteti. (Fatosi)