Gjiganti kinez i pajisjeve shtëpiake, “Haier”, ndërton fabrikën e parë në Egjipt
2023-03-19 15:50:01

Haier (Foto Xinhua)

Haier (Foto Xinhua)

Parku Ekologjik Haier në Egjip, një investim prej 160 milionë dollarësh amerikanë, do të mbulojë një sipërfaqe prej 200.000 metrash katrorë në provincën verilindore Sharqia.

Duke folur në ceremoni, Hossam Heiba, drejtori ekzekutiv i Autoritetit të Përgjithshëm për Investimet dhe Zonat e Lira të Egjiptit, përshëndeti lidhjet e forta ekonomike midis Egjiptit dhe Kinës, duke thënë se qeveria egjiptiane i kushton rëndësi të madhe bashkëpunimit me Kinën dhe është e gatshme të tërheqë më shumë investime kineze, veçanërisht në industritë e teknologjisë dhe inxhinierisë, si dhe në pajisjet shtëpiake.

Parku Ekologjik Haier është një projekt i rëndësishëm pasi do të lehtësojë transferimin e teknologjisë së prodhimit të pajisjeve shtëpiake dhe do të krijojë rreth 2000 vende pune në Egjipt, tha Heiba.

Zhou Zhencheng, nga Ambasada Kineze në Egjipt, tha se zbatimi i këtij projekti do të nxisë më shumë ndërmarrje për të investuar dhe ngritur fabrika në Egjipt.

Faza e parë e projektit, e cila do të vihet në punë në gjysmën e parë të vitit 2024, fokusohet në prodhimin e kondicionerëve, lavatriçeve dhe televizorëve, ndërsa në fazën e dytë do të prodhohen frigoriferë. (Irma)