Nxënësit e “Këndit të Kinës” në Maltë prezantojnë projekte kërkimore
2023-03-19 16:03:15

China Corner ne Malte (Foto Xinhua)

Këndi i Kinës” në Malte (Foto Xinhua)

Nxënësit e “Këndit të Kinës” në  kolegjin “St. Margaret” në Maltë prezantuan gjashtë projekte kërkimore të lidhura me Kinën në Qendrën Kulturore të Kinës.

Projektet përfshinin historinë dhe prodhimin e llojeve të ndryshme të kompleteve kineze të çajit dhe ndikimin në kulturën perëndimore të çajit, historinë dhe prodhimin e kukullave të mëndafshta kineze, historinë dhe prodhimin e kukullave kineze prej letre, historinë dhe tekstilet dhe format e ndryshme të veshjeve kineze, ndërtesat prej druri të Kinës rezistente ndaj tërmeteve dhe përparimin e Kinës në prodhimin e sensorëve të zërit, bën të ditur “Xinhua”.

Martin Azzopardi, themelues i “Këndit të Kinës” dhe mësues i shkencës në shkollë, tha se do të jepte një kontribut më të madh në thellimin e miqësisë midis Maltës dhe Kinës.

Ambasadori kinez në Maltë, Yu Dunhai, tha se nxënësit e “Këndit të Kinës” punuan shumë dhe bënë përparim të rëndësishëm gjatë vitit të kaluar duke integruar kulturën, historinë dhe zhvillimin teknologjik kinez me mësimin në klasë.

Kjo ishte hera e parë që nxënësit e “Këndit të Kinës” u kthyen në Qendrën Kulturore të Kinës për prezantime të projekteve kërkimore pas pandemisë Covid-19, tha Yuan Yuan, drejtor i Qendrës Kulturore të Kinës në Maltë, duke shtuar se qendra do të vazhdojë t’i mbështesë ata.

“Këndi i Kinës” është një projekt i mrekullueshëm dhe një mundësi për të mësuar rreth kulturës kineze. Ai u themelua në vitin 2010 nga Azzopardi me synimin për të sjellë Kinën në klasën e tij pas vizitës së tij të parë në vend. Qeveria malteze, Ambasada Kineze në Maltë dhe Qendra Kulturore e Kinës në Maltë i dhanë mbështetje atij. (Irma)