foto nga CMG
“Sa më e turbullt të jetë bota, aq më e rëndësishme është që marrëdhëniet Kinë-Rusi të ecin përpara në mënyrë të qëndrueshme.” tha ambasadori kinez në Rusi, Zhang Hanhui, në një intervistë të përbashkët dhënë së fundmi për mediat kineze.
Ambasadori tha se pavarësisht nga ndryshimet e situatës ndërkombëtare, partneriteti i gjithanshëm strategjik Kinë-Rusi në epokën e re do të vazhdojë të ecë përpara në një nivel më të lartë nën drejtimin strategjik të krerëve të të dy vendeve.
Presidenti i Kinës Xi Jinping do të bëjë një vizitë shtetërore në Rusi nga 20 deri më 22 mars, me ftesë të homologut të tij rus, Vladimir Putin, bëri të ditur të premten zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Hua Chunying. Zhang tha se krerët e Kinës dhe të Rusisë kanë ruajtur kontaktet dhe shkëmbimet e ngushta mbi bashkëpunimin dypalësh dhe problemet kryesore ndërkombëtare, gjë që është busull dhe spirancë e zhvillimit të marrëdhënieve dypalëshe. Xi dhe Putin kanë arritur një sërë konsensusesh të rëndësishme strategjike për nxitjen e një përmirësimi të marrëdhënieve dypalëshe, për ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit rajonal dhe për ndërtimin e një komuniteti me një të ardhme të përbashkët për njerëzimin, vuri në dukje Zhang. Gjatë 10 viteve të fundit, marrëdhëniet Kinë-Rusi kanë hyrë në një epokë të re, me bashkëpunimin dypalësh dhe koordinimin strategjik që kanë arritur rezultate të reja, shtoi ai.
Ambasadori kinez theksoi se përballë sfidave të ndryshme, si pandemia e zgjatur e COVID-19, ndërlikimit të situatës ndërkombëtare dhe rimëkëmbjes së dobët të ekonomisë globale, bashkëpunimi ekonomik e tregtar mes Kinës dhe Rusisë i ka rezistuar presionit dhe ka vazhduar të përparojë. Në vitin 2022, tregtia dypalëshe shënoi një rekord me 190.27 miliardë dollarë amerikanë, vuri në dukje Zhang, duke shtuar se energjia ka luajtur një rol më kyç në tregtinë dypalëshe, ndërkohë eksporti nga Kina i produkteve mekanike e elektrike, i automobilave dhe i pjesëve të këmbimit të automjeteve, ka parë një rritje të konsiderueshme. Si vende fqinje, Kina dhe Rusia gëzojnë besim të fortë dhe të ndërsjellë politik, përplotësim të madh ekonomik si dhe potencial të madh bashkëpunimi, tha Zhang-u, duke shtuar se më shumë kompani ruse kanë treguar dëshirë të madhe për të bashkëpunuar me palën kineze. “Ne besojmë se tregtia kino-ruse do të shënojë rekord të ri në vitin 2023 dhe do të përpiqemi
për arritjen e objektivit tregtar prej 200 miliardë dollarësh amerikanë deri në fund të këtij viti, të vendosur nga krerët e dy vendeve.”tha ai.
Duke vënë në dukje se ky vit shënon 10-vjetorin e nismave“Ndërtimi i komunitetit me fate të përbashkëta të njerëzimit”dhe“Një brez, një rrugë”, Zhang tha se Rusia është bërë partneri i rëndësishëm i Kinës në bashkëpunimin e “Një brez, një rrugë” dhe të dyja vendet kanë bashkëpunuar dorë me dorë në ndërtimin e një komuniteti me një ardhme të përbashkët të për njerëzimin, ndërkohë që dinamika e brendshme dhe vlera e posaçme e bashkëpunimit dypalësh janë bërë më të dukshme.
“Gjatë 10 vitet e fundit, partneriteti i gjithanshëm strategjik Kinë-Rusi i koordinimit për një epokë të re i ka kaluar sprovave të peizazhit të paqëndrueshëm ndërkombëtar dhe është bërë gjithmonë e më i pjekur e i fortë.” - tha Zhang. Të dy vendet kanë hapur me sukses një rrugë me besimin e ndërsjellë strategjik dhe me fqinjësinë e mirë mes dy vendeve të mëdha, tha ai, duke shtuar se marrëdhënia Kinë-Rusi nuk synon asnjë palë e tretë dhe as nuk do të shqetësohet apo kërcënohet nga asnjë palë tjetër.
“Vizita shtetërore e presidentit Xi në Rusi do të jetë një gur kilometrik për marrëdhëniet kino-ruse në epokën e re. Ajo do të injektojë një shtysë të fortë në marrëdhëniet dypalëshe, duke i nxitur ato që zhvillohen vazhdimisht drejt një niveli më të lartë.”përfundoi ai. (Wang lei / Laçi)