Krijohet atlasi i parë i alergjive në Europë
2023-03-18 18:32:40

Alergjite (Foto Rtsh)

Alergjite (Foto Rtsh)

Për herë të parë në histori është krijuar një atlas i vërtetë i alergjive europiane, shkruan “RTSH”. Një studim nga Universiteti i Vjenës ka krijuar një hartë europiane të sensibilizimit ndaj llojeve të caktuara të alergjive, e para që përdor një metodë të re analize dhe teste të reja.

Rezultatet tregojnë ndryshime në ndërgjegjësim bazuar edhe në vendin ku jetohet apo në dietën ushqimore.
Këto rezultate mund të jenë gjithashtu të dobishme për parandalimin dhe strategjitë për të luftuar këto shqetësime.
Në modelet e sensibilizimit molekular në mbi 2800 fëmijë nga të gjitha pjesët e Europës u hetuan ndryshimet rajonale, klimaterike dhe dietike në reagimin ndaj alergjenëve, duke treguar dallime të qarta që nuk i atribuohen vetëm gjenetikës.
Ky studim u krye nga Universiteti Mjekësor i Vjenës në bashkëpunim me Institutin Karolinska në Stokholm dhe Universitetin e Shkencave Shëndetësore Karl Landsteiner në Krems. Rezultatet u publikuan në revistën “Alergy”.
Studimi ekzaminoi modelet e sensibilizimit të imunoglobulinës E (IgE), dmth antitrupat, prania e të cilëve në gjak tregon sensibilizimin alergjik, në 9 grupe me bazë popullsie nga e gjithë Europa.
Këto rezultate u arritën falë disa risive në metodën e analizës së pakryer më parë, e cila mbulon 176 molekula alergjene. (Irma)