Dhuna me armë, "vrasësja numër një" e fëmijëve amerikanë
2023-03-17 11:41:14

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Një studim i fundit i "Revistës së Shoqatës Mjekësore Amerikane" tregon se, pas shpërthimit të pandemisë së COVID-19 në ShBA, është acaruar pandërprerë problemi i diskriminimit racial dhe dhuna me armë është bërë shkaku kryesor i vdekjes së fëmijëve.

Në studim thuhet se, që nga fillimi i pandemisë, dhuna me armë në ShBA është shtuar dhe, si pasojë, është rritur shumë numri i fëmijëve të plagosur dhe janë zgjeruar më tej dallimet raciale. Nga viti 2020 deri në fund të vitit 2021, numri i fëmijëve afroamerikanë që pësuan sulme me armë ishte 100 herë më i madh se i fëmijëve të bardhë, kurse para pandemisë ishte 27 herë.

Shoqata Mjekësore Amerikane bëri thirrje përsëri të forcohet legjislacioni për kontrollin e armëve dhe të zgjidhet problemi i racizmit, për të pakësuar dëmet e dhunës me armë ndaj fëmijëve. (Fani)