Shkencëtarët kinezë krijojnë metodë të re për të garantuar sigurinë e makinave vetëdrejtuese
2023-03-17 19:59:31

foto: VCG

foto: VCG

Një ekip kërkimor nga Universiteti Tsinghua ka arritur një përparim në drejtimin autonom të automjeteve, duke zhvilluar një teknologji që i lejon makinat të vetëmësojnë ndërsa udhëtojnë, për të trajtuar situata të panjohura, një risi që mund të zgjidhë shqetësimet e sigurisë së drejtimit autonom të automjeteve.

Teknologjia mundëson përmirësime të vazhdueshme të performancës së makinave duke përdorur të dhënat e mbledhura gjatë drejtimit autonom, në ndryshim nga metoda konvencionale e trajnimit të makinave sa më shumë të jetë e mundur në skenarë të ndryshëm udhëtimi përpara, sipas studimit të botuar në revistën "Nature Machine Intelligence".

foto: VCG

foto: VCG

Teknologjia konvencionale e drejtimit autonom bazohet në një algoritëm me më shumë të dhëna të mbledhura nëpërmjet trajnimeve të gjata në skenarë të mundshëm udhëtimi, ku makina ka një plan reagimi të paracaktuar në rast urgjence. Prandaj, makina mund të mos dijë si të reagojë në situata të panjohura për të cilat nuk është trajnuar, duke përbërë një kërcënim për sigurinë e saj.

Ekipi i kërkimit e vlerësoi teknologjinë nëpërmjet simulimeve dhe testimeve rrugore, rezultatet e të cilave tregojnë se makinat mund të mësojnë në situata të reja, dhe performanca e tyre u përmirësua vazhdimisht me rritjen e gjatësisë së udhëtimit dhe shtimin e vëllimit të të dhënave, theksoi Cao Zhong, një anëtar i ekipit nga Universiteti Tsinghua.

foto: VCG

foto: VCG

Teknologjia u zbatua në makinat e Olimpiadës Dimërore të Pekinit 2022, u shpreh drejtuesi i ekipit Jang Diange, duke vënë në dukje se teknologjia e re do të verifikohet më tej në një shkallë të gjerë në rrugë të hapura me skenarë të shumtë.