I dërguari i OKB-së për Jemenin mirëpret marrëveshjen Arabi Saudite-Iran të ndërmjetësuar nga Kina
2023-03-17 10:57:46

I derguari i OKB-se per Jemenin Hans Grundberg (Foto Xinhua)

I derguari i OKB-se per Jemenin Hans Grundberg (Foto Xinhua)

I dërguari i posaçëm i OKB-së për Jemenin, Hans Grundberg, përshëndeti marrëveshjen e ndërmjetësuar nga Kina midis Arabisë Saudite dhe Iranit për rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike.

“Mirëpres marrëveshjen e fundit midis Arabisë Saudite dhe Iranit për rifillimin e marrëdhënieve diplomatike, e cila u ndërmjetësua nga Republika Popullore e Kinës. Ky dialog dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë janë të rëndësishme për rajonin dhe për Jemenin”,- deklaroi Grundberg në një videokonferencë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, citon “Xinhua”.

Sipas tij, palët duhet të shfrytëzojnë mundësinë e ofruar nga ky moment rajonal dhe ndërkombëtar për të ndërmarrë hapa vendimtarë drejt një të ardhmeje më paqësore.

Grundberg tha se jemenasit kanë përjetuar pothuajse një vit nivele më të ulëta dhune qëkur një armëpushim hyri në fuqi në prill 2022. Përveç qetësisë relative, elementët e armëpushimit vazhdojnë të zbatohen, duke përfituar jetesën në Jemen. Por përfitimet mbeten të brishta, tha ai.

Sipas tij, ekziston një nevojë urgjente për të ndërtuar mbi atë që u arrit me armëpushimin dhe për të punuar drejt një armëpushimi mbarëkombëtar dhe një zgjidhje politike gjithëpërfshirëse për t'i dhënë fund konfliktit në Jemen.

Jemeni është përfshirë në një luftë civile që nga fundi i vitit 2014, kur milicia Houthi e mbështetur nga Irani sulmoi disa qytete veriore dhe detyruan qeverinë jemenase të mbështetur nga Arabia Saudite të largohej nga kryeqyteti Sanaa. Një koalicion ushtarak i udhëhequr nga Arabia Saudite ndërhyri në konfliktin e Jemenit në vitin 2015 për të mbështetur qeverinë jemenase. (Irma)