MJK-ja: Krijimi i AUKUS-it, ndikim serioz mbi paqen dhe sigurinë rajonale e botërore
2023-03-17 19:49:18

foto: VCG

foto: VCG

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës Wang Wenbin u shpreh të premten se krijimi i të ashtuquajturit "partneritet trepalësh i sigurisë" (AUKUS) ndërmjet ShBA-së, Britanisë e Australisë dhe promovimi i bashkëpunimit për nëndetëset bërthamore dhe teknologjitë e tjera të përparuara ushtarake do të ketë ndikim në paqen e sigurinë rajonale dhe botërore.

Raportohet se ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov deklaroi së fundmi se aleanca e krijuar nga ShBA-ja, Britania dhe Australia për të prodhuar nëndetëse bërthamore është zgjerim i infrastrukturës ushtarake të NATO-s në Azi dhe do të mbjellë farën e konflikteve në këtë kontinent.

foto: VCG

foto: VCG

Duke iu përgjigjur pyetjeve në lidhje me këtë, zëdhënësi i MJK-së Wang Wenbin u shpreh: "ShBA-ja, Britania dhe Australia janë përfshirë në krijimin e një grupi të vogël 'anglosakson', kanë krijuar një të ashtuquajtur 'partneritet trepalësh të sigurisë' dhe kanë promovuar bashkëpunimin në ndërtimin e nëndetëseve bërthamore dhe teknologjitë e tjera ushtarake më të fundit. Kjo është një mendësi tipike e Luftës së Ftohtë, si hapja e 'kutisë së Pandorës', e cila do të sjellë ndikime të mëdha negative për paqen dhe sigurinë rajonale e botërore."

Wang Wenbin vuri në dukje se "partneriteti trepalësh i sigurisë" ndërmjet ShBA-së, Britanisë dhe Australisë do të ndikojë seriozisht në sistemin ndërkombëtar të mospërhapjes bërthamore, kuadrin e bashkëpunimit rajonal me ASEAN-in në qendër dhe në paqen e qëndrueshmërinë në rajonin e Azi-Paqësorit.

foto: VCG

foto: VCG

Ai shtoi se ShBA-ja, Britania dhe Australia duhet të dëgjojnë zërin e bashkësisë ndërkombëtare dhe të vendeve të rajonit, të mos përfshirnen në politikën e grupeve dhe konfrontimin midis kampeve, të ndalojnë vendosjen e interesit vetjak gjeopolitik mbi detyrimet e mospërhapjes bërthamore dhe të mos e detyrojnë Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike të miratojë bashkëpunimin në fushën e nëndetëseve bërthamore ndërmjet këtyre tre vendeve. (Zhan Dian/Artan)