Ambasadori kinez në Tiranë shpërdan Bursat e Ambasadorit në Institutin Konfuci
2023-03-17 10:39:04

Ambasadori kinez ne Shqiperi Zhou Ding (Foto Facebook ambasadori Zhou)

Ambasadori kinez ne Shqiperi Zhou Ding (Foto Facebook ambasadori Zhou)

Ambasadori i Kinës në Shqipëri, Zhou Ding, mori pjesë në ceremoninë e shpërndarjes së Bursës së Ambasadorit 2022, në Institutin Konfuci në Universitetin e Tiranës.

Përmes një njoftimi në “Facebook”, ambasadori Zhou u shpreh i nderuar që jep çdo vit çmime për studentët e shkëlqyer që kanë punuar shumë për të mësuar gjuhën kineze. Ai u uroi atyre suksese në studimet e tyre dhe për një të ardhme të ndritur.

“Në këtë aktivitet ndava edhe “Çmimin e mësuesit të shquar” për z. Xhani, i cili është shumë i dashur për studentët. I shpreh admirimin tim që ka ndihmuar shumë studentë shqiptarë të njihen me Kinën dhe të realizojnë ëndrrat e tyre”,- shkruan ambasadori Zhou.

Ambasadori kinez Zhou Ding ne Institutin Konfuci (Foto Facebook ambasadori Zhou)

Ambasadori kinez Zhou Ding ne Institutin Konfuci (Foto Facebook ambasadori Zhou)

“Që prej themelimit të tij dhjetë vjet më parë, Instituti Konfuci në Universitetin e Tiranës ka ofruar një platformë efektive për studentët shqiptarë për të mësuar dhe kuptuar gjuhën dhe kulturën kineze duke u kthyer në një urë të rëndësishme të miqësisë kino-shqiptare. Përgëzoj Institutin Konfuci në Universitetin e Tiranës për arritjet e tij dhe pres suksese më të mëdha në të ardhmen”,- përfundoi mesazhin e tij ambasadori i Kinës në Shqipëri, Zhou Ding. (Irma)