Ministria ruse e Mbrojtjes: Droni vëzhgues amerikan u rrëzua në Detin e Zi pas manovrave të mprehta
2023-03-16 10:28:20

VCG

VCG

Ministria ruse e Mbrojtjes bëri të ditur se një dron amerikan MQ-9 ra në Detin e Zi për shkak të manovrave të tij të mprehta. 

Sipas ministrisë, Forcat Hapësinore Ruse zbuluan UAV MQ-9 teksa po i afrohej kufirit shtetëror mbi Detin e Zi dhe avionët luftarakë rusë u përpoqën për të identifikuar ndërhyrësin, shkruan “Xinhua”. 

“Avionët rusë nuk përdorën armë ajrore, nuk ranë në kontakt me UAV-në dhe u kthyen të sigurt në aeroportin e tyre”, thuhet në deklaratë.  

Sipas autoriteteve ruse, droni amerikan e kreu fluturimin e tij me transponderët e tij të fikur dhe se kishte shkelur kufijtë e zonës së regjimit të përkohshëm për përdorimin e hapësirës ajrore, të krijuar për qëllimin e kryerjes së operacionit të posaçëm ushtarak, duke shtuar se ky informacion u ishte komunikuar tashmë të gjithë përdoruesve të hapësirës ajrore ndërkombëtare. (Elona)