Shoqata e Ndërmarrjeve Kineze dorëzon projektin e gërmimit në kryeqytetin e Botsvanës
2023-03-16 10:32:24

Gaborone (Foto botswanatourism.co)

Gaborone (Foto botswanatourism.co)

Shoqata e Ndërmarrjeve Kineze në Botsvana i dorëzoi të martën Këshillit të Qytetit të Gaborones projektin e gërmimit që do të ndihmojë në adresimin e çështjeve të kullimit gjatë sezonit të shirave, bën të ditur “Xinhua”.

“Është me të vërtetë një kënaqësi dhe nder i madh të marr këtë punë të bërë mirë nga kontraktorët kinezë”,- tha kryetari i Bashkisë së Gaborones, Austin Abraham, gjatë ceremonisë së dorëzimit, duke shtuar se projekti u krye si pjesë e përgjegjësisë sociale të korporatës.

Investimi do të çojë në një rrjedhje më të qetë dhe të pandërprerë të ujit për dy vitet e ardhshme, tha Abraham. (Elona)