Pakicat kombëtare amerikane vuajnë më shumë nga krimet e urrejtjes
2023-03-16 15:06:34

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Sipas të dhënave të fundit të Byrosë Federale të Hetimit (FBI), në vitin 2021 krimet e urrejtjes në ShBA u shtuan 11.6% në krahasim me vitin 2020, dhe amerikanët e pakicave kombëtare vuajnë më shumë nga këto krime.

Të dhënat tregojnë se në vitin 2021, krimet e urrejtjes në ShBA u shtuan në 9 065, nga 8 120 në vitin 2020, ndërsa numri i viktimave arriti në 12 411, 64.5 % ndër të cilët  janë nga pakicat kombëtare. Kritikë mendojnë që këto të dhëna tregojnë se komunitetet e margjinalizuara mund  të pësojnë më lehtë ndikimin negativ të urrejtjes e të ekstremizmit. (Fani)