Në raportin e publikuar në Kongresin e 18-të Kombëtar të PKK-së të zhvilluar nëntorin e vitit 2012, u përmend për herë të parë “propozimi ndërkombëtar i konceptit ‘Komunitet me fate të përbashkëta’ gjatë zhvillimit të bashkëpunimit me leverdi të ndërsjellë”, i cili kërkon që çdo vend të “marrë parasysh preokupimet e arsyeshme të vendeve të tjera kur synon interesat e veta”.
Foto:VCG
Një vit më vonë, më 23 mars 2013, presidenti kinez Xi Jinping mbajti një fjalim gjatë vizitës së tij në Moskë, ku shtjelloi për herë të parë për publikun ndërkombëtar konceptin e “Komunitetit të fateve të përbashkëta": "Në këtë botë, vendet e ndryshme janë të ndërlidhura dhe të ndërvarura nga njëra-tjetra në një nivel më të thellë. Njerëzit jetojnë në të njëjtin fshat global, në të njëjtën hapësirë dhe në të njëjtën kohë, në kryqëzimin ndërmjet historisë dhe realitetit. Ne jemi bërë si një komunitet me fate të përbashkëta".
Pas këtij momenti, ndërtimi i një “Komuniteti me fate të përbashkëta të njerëzimit” është ritheksuar shpesh nga lidershipi kinez si një zgjidhje e re e ofruar nga Kina për qeverisjen globale dhe përballimin e sfidave të sotme botërore.
Dhjetë vite pas paraqitjes së këtij koncepti, më 1 dhe 3 nëntor të vitit 2022, anëtarët e Komitetit të Parë të OKB-së, ose Komitetit të Çarmatimit dhe të Sigurisë Ndërkombëtare miratuan tre rezoluta, përkatësisht “Masa të mëtejshme konkrete për të parandaluar konkurrimin e armatimit në hapësirë”, “Mosvendosje së pari e armëve në hapësirë” dhe “Shikim i zhvillimit në fushat informative dhe telekomunikacionit nga këndvështrimi i sigurisë ndërkombëtare”. Në dokumentet zyrtare të këtyre tre rezolutave, përmendet dhe cilësohet ky koncept i Kinës. Ndërkohë, ky ishte viti i gjashtë me radhë që ideja kineze “Komunitet me fate të përbashkëta të njerëzimit” paraqitej në rezolutat e Komitetit të Parë të OKB-së, duke pasqyruar mbështetjen e gjerë nga bashkësia ndërkombëtare për vetë vlerat që përmban koncepti.
Foto:VCG
Që nga fundi i shekullit të 15-të, kapitalizmi rritej gradualisht brenda sistemit feudal. Gjithashtu, krahas “zbulimit” të kontinentit amerikan dhe zhvillimit të Reformës së Biznesit, kapitalizmi nisi eksplorimin në tregun botëror, duke nisur kështu procesin e globalizimit ekonomik. Deri më sot, modeli i vjetër i zhvillimit, i orientuar nga synimi i shtimit të kapitaleve, po has probleme të ndërlikuara, si hendeku i madh mes të pasurve dhe të varfërve, ndotja mjedisore, apo shpërndarja e pabarabartë e burimeve, të cilat shkaktojnë kontradikta dhe kundërvënie në fushat ekonomike, politike madje edhe kulturore. Si pasojë, bota po bëhet gjithnjë e më pak e sigurt dhe disa vende shprehin shqetësimin për këtë prirje.
Propozimi “Ndërtimi i komunitetit me fate të përbashkëta të njerëzimit” është një përpjekje e Kinës për të zgjidhur problemet e sipërpërmendura. Synimet për bashkëpunim me leverdi të ndërsjellë, drejtësi ndërkombëtare, demokratizim të marrëdhënieve ndërkombëtare, paqe të vazhdueshme etj., janë vlerat thelbësore të propozuara nga ky koncept.
Në fakt, ndërtim i një bashkësie të tillë buron nga kultura e lashtë tradicionale kineze. Kombi kinez çmon në radhë të parë “paqen” dhe vlerat si harmonia, qetësia etj., të cilat janë rrënjosur në mendimet e popullit kinez. Bashkekzistenca harmonike njerëzore me ndryshimet e saj, fqinjësia e mirë dhe dashamirësia e gjerë vlerësohen lart nga paraardhësit kinezë. Shprehjet e urta si “Një vend luftëdashës, edhe pse është i fuqishëm, do të shembet më në fund”, “Të fortët dhe të pasurit nuk duhet të detyrojnë të dobëtit dhe të varfërit”, “Duhet të llogarisim interesat e të gjithë palëve përfshirëse” etj., pasqyrojnë mençurinë kineze për të trajtuar marrëdhëniet midis vendeve dhe njerëzve.
Foto:VCG
Në historinë mijëravjeçare, Kina, e cila ka qenë e përparuar për një kohë të gjatë, nuk nisi asnjëherë agresionin ndaj vendeve të tjera. Kështu është ndërtimi i “Komunitetit me fate të përbashkëta”, që ka trashëguar jo vetëm esencat e qytetërimit kinez, por thithur edhe rezultatet e shkëlqyera të zhvillimit të shoqërisë njerëzore. Është një kontribut i sinqertë që Kina i jep së ardhmes së gjithë njerëzimit.