Për avancimin e digjitalizimit nevojitet mbështetje shtesë
2023-03-15 14:47:06

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Në raportin e punës së qeverisë kineze thuhet se vendi do të përshpejtojë modernizimin e sistemit industrial, me fokus në zinxhirët kryesorë industrialë në sektorin e prodhimit dhe të bëjë përpjekje të përbashkëta për të arritur përparime në teknologjitë kryesore në fushat kryesore. Po ashtu, në raport theksohet mbështetja për zhvillimin e internetit industrial dhe promovimi i prodhimit digjital dhe inteligjent.

 

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Për avancimin e digjitalizimit nevojitet mbështetje shtesë

 

Ligjvënësit kinezë deklaruan gjatë dy sesioneve vjetore se nevojiten më shumë përpjekje nga kompanitë private për të nxitur transformimin digjital për të rritur qëndrueshmërinë e zinxhirëve të furnizimit dhe ato industriale, për zhvillim me cilësi më të lartë.

 

“Nevojitet më shumë mbështetje e teknologjisë së lartë për ndërmarrjet tradicionale për të nxitur transformimin digjital dhe zhvillimin e gjelbër dhe me karbon të ulët për të promovuar zhvillimin novator industrial”,- tha Cai Jinchai, president i “Fujian Panpan Foods” dhe anëtar i Asamblesë së 14-të Kombëtare Popullore.

 

Sipas tij, promovimi i kompanive private për t'u digjitalizuar ka një rëndësi të madhe për të avancuar me industrinë prodhuese drejt cilësisë më të mirë dhe inovacionit në vend të shpejtësisë së rritjes.

“Përveç kësaj, më shumë mbështetje politike duhet t'i jepet blerjes së lëndëve të para dhe ndihmëse, logjistikës dhe transportit, si dhe prodhimit me karbon të ulët për të reduktuar kostot e prodhimit dhe operimit të ndërmarrjeve, në mënyrë që ndërmarrjet t'i përkushtohen inovacionit dhe sipërmarrjes”,-ai shtoi.

 

 

Cai bëri thirrje për më shumë politika për të inkurajuar ndërmarrjet private që të zgjerojnë tregjet ndërkombëtare, veçanërisht ato të përfshira në nismën “Një brez, një rrugë” dhe Partneritetin Ekonomik Gjithëpërfshirës Rajonal.

 

“Me më shumë mbështetje jashtë shtetit, kompanitë private mund të zgjerojnë zinxhirët e tyre të furnizimit në tregjet e huaja përmes pjesëmarrjes së kapitalit jashtë shtetit, bashkimeve dhe blerjeve dhe krijimit të aleancave strategjike”,- tha ai.

 

Në raportin e punës së qeverisë kineze thuhet se vendi do të përshpejtojë modernizimin e sistemit industrial, me fokus në zinxhirët kryesorë industrialë në sektorin e prodhimit, të grumbullojë burime cilësore dhe të bëjë përpjekje të përbashkëta për të arritur përparime në teknologjitë kryesore në fushat kryesore.

 

Kina gjithashtu do të mbështesë zhvillimin e internetit industrial dhe do të promovojë fuqishëm prodhimin digjital dhe inteligjent. Vendi do të përshpejtojë digjitalizimin e industrive tradicionale dhe ndërmarrjeve të vogla e të mesme, për t'i bërë ato të nivelit të lartë, më të zgjuar dhe më miqësore me mjedisin, thuhet në raport.

 

“Rezistenca digjitale mund t'i ndihmojë kompanitë të përshtaten me shpejtësi ndaj ndërprerjeve të biznesit duke shfrytëzuar aftësitë digjitale. Ajo jo vetëm që do t'u mundësojë bizneseve të rivendosin zinxhirët e furnizimit, por gjithashtu do t'i shtyjë ato drejt më shumë risive dhe rritjes”,- tha Huo Jinjie, president i firmës kryesore të kërkimit të tregut “International Data Corp China”.

 

Foto nga VCG

Foto nga VCG

“IDC” parashikoi që 65 për qind e PBB-së globale do të ishte nxitur nga digjitalizimi deri në vitin 2022 dhe do të nxiste mbi 6 trilionë dollarë shpenzime për sektorin IT nga vitin 2020 deri më 2023-shin.

 

Ekonomia digjitale është gjithashtu një fokus kryesor i Planit të 14-të Pesëvjeçar (2021-2025), në të cilin Kina synon të avancojë me digjitalizimin në një sërë industrish.

Plani thekson gjithashtu domosdoshmërinë e promovimit të digjitalizimit financiar të sigurt dhe të kontrollueshëm.

 

Xu Guanju, kryetar i firmës kryesore të kimikateve “Transfar Group” dhe anëtar në Asamblenë e 14-të Kombëtare Popullore, sugjeroi gjatë dy sesioneve të këtij viti përshpejtimin e infrastrukturës së re për të promovuar efikasitetin e zinxhirëve të furnizimit të Kinës.

 

“Kjo përfshin përdorimin e metodave digjitale për të promovuar infrastrukturën e re në sektorin e logjistikës. Me përmirësime të tilla, si zinxhirët e furnizimit ashtu edhe ato industriale do të zbuten shumë”,- tha ai.

 

Sipas tij, çelësi i një transformimi të tillë do të jetë inovacioni teknologjik. Ai bëri të ditur se “Transfar Group” është e vendosur të rrisë shpenzimet për kërkimin dhe zhvillimin, inovacionin teknologjik dhe përmirësimin për zhvillim me cilësi të lartë, për të siguruar që energjia do të përdoret në mënyrë më efikase.