Letër e hapur: Qasja e pabarabartë te vaksinat e Covid-19 shkakton vdekje të parandalueshme
2023-03-15 16:53:07

Vaksina Covid (Foto Keshilli i Europes)

Vaksina Covid (Foto Keshilli i Europes)

Nëse vaksinat e Covid-19 do të ishin ndarë në mënyrë të barabartë me botën, të paktën 1.3 milionë jetë mund të ishin shpëtuar, ose një vdekje e parandalueshme çdo 24 sekonda.

Në një letër të hapur nga Aleanca Popullore e Vaksinave thuhet se kompanitë farmaceutike maksimizuan fitimet e tyre duke shitur doza fillimisht në vendet më të pasura, përcjell “Xinhua”. Në vitin e katërt të pandemisë, shumë vende në zhvillim nuk mund të kenë trajtime ose teste të përballueshme dhe gratë e varfra, njerëzit me ngjyrë dhe njerëzit në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme mbajnë barrën kryesore të ndikimit të Covid-19, thuhet në letër.

“Tragjedia e kësaj pandemie është bërë edhe më e madhe sepse kjo pabarazi ishte e parandalueshme dhe shkalla e ndikimeve të Covid mund të ishte zvogëluar shumë”,- thuhet në letër.

Në letër u kërkohet liderëve botërorë të ndërmarrin veprime, duke përfshirë mbështetjen e një marrëveshjeje pandemike në OBSH, investimin në inovacionin shkencor, investimin në të mirat e përbashkëta globale, heqjen e barrierave të pronësisë intelektuale, për të planifikuar një përgjigje të barabartë për të ardhmen. (Elona)