Rritja radikale e normës së interesit në ShBA sjell pasoja
2023-03-15 15:20:09

Ditët e fundit banka amerikane "Silicon Valley" falimentoi. Analistët financiarë janë të mendimit se ky raund i turbullirave financiare në ShBA është pasojë e rritjes radikale të normës së interesit nga Rezerva Federale amerikane. Sekretarja e Thesarit Janet Yellen e pranoi se falimentimi i bankës "Silicon Valley" është shkaktuar kryesisht nga rënia e pandërprerë e vlerës së pasurive financiare prej rritjes vazhdimisht të normës së interesit nga Rezerva Federale.

Tregjet financiare në Amerikën Veriore, Europë e Azi morën goditje dhe vlera e aksioneve të shumë bankave ra. Komisioneri për Ekonominë i Bashkimit Evropian Paolo Gentiloni u shpreh se Komisioni Evropian po mban kontakte të ngushta me Bankën Qendrore Evropiane për të ndjekur zhvillimin e situatës. Ai tha gjithashtu se kriza e bankës "Silicon Valley" nuk do të sjellë asnjë rrezik për Eurozonën. (Fani)