CMG-ja: Bashkëpunimi ShBA-Britani-Australi për nëndetëset bërthamore shkel NPT-në
2023-03-15 15:55:36

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Gjatë takimit të tyre të hënën, udhëheqësit e ShBA-së, Britanisë dhe Australisë publikuan planin e pajisjes me nëndetëse bërthamore të Australisë. Sipas deklaratës trepalëshe, në vitet '30 të këtij shekulli, ShBA-ja do t'i shesë Australisë tre nëndetëse bërthamore "Virxhinia" dhe më pas ka mundësi t'i shesë edhe dy të tjera. Tre vendet planifikojnë gjithashtu të prodhojnë së bashku një nëndetëse bërthamore të tipit të ri. Ky plan parashikohet të përfundojë në vitin 2055 dhe për të do të shpenzohen 245 miliardë dollarë.

Disa ditë para publikimit të planit të nëndetëseve bërthamore nga tre vendet, u zhvillua në Vjenë mbledhja e Këshillit të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike për marsin. Me nxitjen e Kinës, në mbledhje u shqyrtua shtatë herë me radhë problemi i bashkëpunimit për nëndetëset mes ShBA-së, Britanisë e Australisë, dhe shumë vende e kundërshtuan këtë plan.

ShBA-ja, Britania e Australia janë vende nënshkruese të Traktatit për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore (NPT). Bashkëpunimi ndërmjet tyre ka shkelur parimet e NPT dhe pikat përkatëse të "Rregullores së Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike" dhe Traktatit të Zonës pa Armë Bërthamore të Paqësorit Jugor. 

Ky bashkëpunim ka edhe qëllime ekonomike. Kryeministri australian Anthony Albanese parashikoi se kjo marrëveshje do të krijojë rreth 20 mijë vende pune në 30 vjetët e ardhshëm. Por një parlamentar i Partisë së Gjelbër mendoi se ky plan do të godasë hapësirën financiare të qeverisë australiane në shërbimet publike, si arsimore, shëndetësore, të strehimit etj. (Fani)