Kinë, objektivat e rinj në dy sesionet ofrojnë gjallëri të re për sektorët e ndryshëm
2023-03-14 14:40:20

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Këto ditë u zhvilluan në Pekin dy sesionet vjetore të Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez (KKPPK) dhe të Asamblesë Kombëtare Popullore (AKP). Në sesionin e AKP-së u publikua raporti i punës i qeverisë kineze, ku u shpallën qartë objektivat e zhvillimit shoqëror e ekonomik të Kinës për vitin 2023.

 

Këta objektiva janë jo vetëm planet e qeverisë kineze për punët e saj në mbarë vitin, por edhe përcaktojnë drejtimin për zhvillimin e sektorëve të ndryshëm, duke u  dhënë atyre gjallëri të re. Palët e ndryshme i kanë kushtuar më shumë rëndësi objektivit të Kinës për rritjen e GDP-së sivjet, që është caktuar 5 %.

 

Lidhur me këtë objektiv, ka nga ata që mendojnë se, në vitin 2022, ekonomia kineze ka pasur goditje nga pandemia e COVID-19 dhe është ndikuar nga gjendja e ndërlikuar ndërkombëtare, si kriza energjetike, inflacioni global dhe shtimi i normës së interesit nga Fed-i i ShBA-së, prandaj ekonomia ende nuk është mëkëmbur plotësisht dhe 5 % ndoshta është një shifër pak e lartë. Për këtë, zv.kryetari i Komisionit Kombëtar të Zhvillimit dhe Reformës të Kinës, Zhao Zhenxin shpjegon: “Së pari, Kina është ende një vend në zhvillim dhe zhvillimi është detyra parësore. Kina duhet të ruajë për një afat të gjatë rritjen e arsyeshme në bazë të cilësisë dhe efektivitetit. Së dyti, objektivi 5 % përshtatet me prirjen e ekonomisë kineze dhe ligjet e zhvillimit ekonomik. Ai është është në të mirë të drejtimit të sektorëve të ndryshëm që t’i kushtojnë rëndësi rritjes cilësore dhe efektive. Së treti, krahinat e ndryshme kanë besim të plotë dhe asambletë popullore vendore kanë përcaktuar objektivat e tyre për zhvillimin vendor. Sipas të dhënave, 27 ndër 31 krahinat kanë përcaktuar objektiva mbi 5%, dhe 23 prej tyre mbi 5.5 %. Kjo është një bazë pozitive për realizimin e objektivit kombëtar”.

 

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Lulëzimi i zonave rurale

 

Objektivi i GDP-së do të krijojë gjallëri për zhvillimin e sektorëve të ndryshëm. Bujqësia është sektori kyç për punët e qeverisë kineze. Në dhjetë vjetët e fundit, Kina ka realizuar me sukses zhdukjen e varfërisë absolute në mbarë vendin, duke hedhur një bazë të mirë për zhvillimin e mëtejshëm të sektorit bujqësor dhe zonave rurale. Në të ardhmen, Kina do të fokusohet te lulëzimi i zonave rurale në bazë të konsolidimit të arritjeve në zhdukjen e varfërisë.

 

Në raportin e punës së qeverisë vihet në dukje që do të konsolidohen arritjet e programit shtetëror për largimin nga varfëria dhe do të parandalohet kthimi masiv në varfëri. Në raportin e buxhetit vjetor thuhet që do të shtohen investimet për lulëzimin rural dhe do të nxitet integrimi i zonave urbane e rurale dhe zhvillimi i koordinuar mes tyre. Në këtë raport është paraqitur që do të shtohen më tej përmasat e fondeve të ndihmës dhe do të caktohen 175 miliardë juanë për zonat me bazë të dobët ekonomike. Ndër to, do të bëhen përpjekje që të ngrihen në mbi 60 % fondet ndihmëse për nxitjen e prodhimit industrial në zonat rurale.

 

Krahas kësaj, në raportin e planit të zhvillimit shoqëror dhe ekonomik, vihet në dukje që do të nisin të zbatohen një sërë projektesh kryesore për plotësimin e disavantazheve në zonat që kanë më shumë nevojë për ndihmë dhe do të përmirësohet me fuqi të madhe gjendja infrastrukturore, duke nxitur lulëzimin industrial në zonat që kanë dalë nga varfëria.

 

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Mëkëmbja dhe rritja e konsumit

 

Krahas bujqësisë, edhe konsumi është sektor kyç për rritjen e GDP-së në vitin 2023. Drejtori i Institutit të Tregut dhe Çmimeve pranë Akademisë së Kërkimeve Makroekonomike të Kinës, Yang Yiyong, thotë që për rritjen e konsumit, duhet kryesisht të shtohet aftësia e konsumit të banorëve me të ardhura të ulëta dhe të mesme.

 

“Për rritjen e nivelit të konsumit, së pari duhet të shtohet aftësia e konsumit, të përmirësohen kushtet e konsumit, të inovohen skenat e konsumit dhe të çlirohet plotësisht potenciali i konsumit. Së dyti, duhet të shtohen të ardhurat e banorëve urbanë e ruralë me më shumë kanale, posaçërisht të banorëve me të ardhura të mesme dhe të ulëta, që kanë dëshirë të lartë për konsum, por janë ndikuar nga pandemia. Së treti, duhet të shtohen në mënyrë të arsyeshme kredidhëniet e konsumit dhe të mbështetet konsumi për përmirësimin e banesave, makinat me energji të reja, shërbimin për të moshuarit dhe shërbimet arsimore, mjekësore, kulturore e sportive,” tha ai.

 

Më tej, Yang Yiyong u shpreh që ndërmarrjet janë motorët kyçë për rritjen ekonomike. Nëse ndërmarrjet kanë gjallëri, do të ketë sigurim të vendeve të punës. Kur ekonomia të rritet me 5%, të ardhurat e banorëve do të rriten me 5%. Kur të ketë më shumë të ardhura, do të rritet numri i konsumatorëve. “Punëtorët janë prodhuesit, si edhe konsumatorët,” theksoi Yang Yiyong.

(Jiang Lei)