Kryeministri Rama: Në prill të 2025-s paga minimale do të jetë 45 mijë lekë
2023-03-14 16:29:34

Kryeministri Edi Rama (Foto Rtsh)

Kryeministri Edi Rama (Foto Rtsh)

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka premtuar se deri në vitin 2025, paga minimale do të rritet në 45 mijë lekë, shkruan “RTSH”.

Gjatë prezantimit të strategjive për zhvillimin e Tiranës, kryeministri Rama garantoi se kjo rritje do të vijë gradualisht, ndërsa rikujtoi se në fund të muajit prill të këtij viti, paga minimale do të rritet në 40 mijë lekë.

Shefi i qeverisë shqiptare i bëri thirrje sipërmarrjes private që të rrisë pagat e punonjësve për mos të rrezikuar humbjen e kapitalit njerëzor. Rama theksoi se humbja e burimeve njerëzore është alarmi i fundit në Shqipëri.

Sipas tij, ajo që deri dje ishte një problem, sot rrezikon të kthehet në një sëmundje të pashërueshme. (Fatosi)