Lakonics: një agjensi e fokusuar në transformimin dixhital të bizneseve
2023-03-14 10:42:12

Lakonics (Foto Business Magazine)

Lakonics (Foto Business Magazine)

Sipërmarrja dhe teknologjia po e glorifikojnë këtë botë dhe si rezultat gjithkush ka një ide dhe mendon se do të jetë gjëja më e madhe. Lakonics është një agjensi e fokusuar në transformimin dixhital të bizneseve, duke filluar nga shërbime si marketing dixhital, dizajni, zhvillimi i aplikacioneve dhe faqeve në web, e deri tek konsulenca e biznesit,  kontaktimeve të jashtme të IT dhe analizë të dhënash. Nëpërmjet Lakonics ata do të ndryshojnë perceptimin dhe konceptet tradicionale të medias dixhitale.

Jurgen Lufo është themelues i  Lakonics, një kompani e re në treg dhe fokusi i saj kryesor është ofrimi i shërbimeve për klientë të ndryshëm në mbarë botën dhe krijimi i aplikacioneve të brendshme.

“Një ditë u ndesha me një artikull online ku njoftohej se ministria kishte nxjerrë fonde për të ndihmuar startupet në Shqipëri, thotë Jurgeni. Duke njohur nevojat tona për financim menduam se ishte një rast shumë i volitshëm për të marrë mbështetje”.

Për krijimin dhe aktivitetin e kompanisë Lakonics Jurgen Lufo flet nëpërmjet një interviste në Radio Ejani

 

Jurgen Lufo ( foto personale)

Jurgen Lufo ( foto personale)

CMG: Si lindi ideja për tu përfshirë në startup-et e mbështetua nga Ministria e Sipërmarrjes?
 

Jurgen Lufo: Ne pamë thirrjen që ishte bërë nga ministria, kriterët që kërkoheshin dhe duke qënë se ne i plotësonim vendosëm ta provojmë. Bëmë gati gjithë dokumentacionin e nevojshëm, plan buxhetin, CV-të e stafit, formularin e aplikimit, i cili kërkonte planin e biznesit të detajuar dhe të emocionuar pritëm përgjigjen. Përgjigja, nëse  do të ishte pozitive, do të përshpejtonte realizimin e idesë tonë, të nisur tashmë.


CMG: Cili është qëllimi i Lakonics ?


Jurgen Lufo:Ka qënë gjithmonë që të dalë me një produkt të vetëm. Duke parë që është shumë e vështirë të gjesh të gjitha eventet që ndodhin. Veç kësaj, si startup, shumë konferenca na kalonin pa marrë pjesë sepse nuk kishim informacionin kur dhe ku do të ndodhnin apo kush i organizonte. Dhe menduam, po sikur këtë gjënë ta ofrojmë ne. Kështu u mblodhëm si ekip dhe pas shumë diskutimesh arriti “Zedzone”, aplikacioni që pritet të dalë së shpejti. Përdoruesit kryesorë do jenë çdo individ mbi 18 vjeç, bizneset, institucionet publike, gjithashtu dhe organizatat e huaja. Me pak fjalë, çdokush që organizon një event, qoftë konferenca, koncert, festival të gjithë mund të jenë pjesë e këtij aplikacioni. Fillimisht ky aplikacion do të nisë në Shqipëri dhe më pas do të nisë në Austri, si një treg në të cilin ne kemi bashkëpunëtorët tanët dhe do të vijojë në Kroaci. Këto do të jenë tre tregjet e para, do synojë tregun e Europës dhe do shtrihet edhe në tregun amerikan.

 

Almida Muka  ( foto personale)

Almida Muka  ( foto personale)

CMG: Almida Muka, duke qenë se ju bashkë po punoni për këtë aplikacion, si është ndërtuar “Zedzone”?

 

Almida Muka: “Zedzone” është një aplikacion mobile, që shumë shpejt do gjendet në appstore dhe playstore. Është një platformë që bashkon organizatorin e eventit dhe pjesëmarrësin e thjeshtë. Këta nuk kanë  profile të ndara sepse një organizator eventesh lehtësisht mund të jetë edhe pjesëmarrës në një event tjetër.

 

CMG: A  mund të ndalemi tek disa hapa teknikë?


Almida Muka: Hapat janë disi teknikë. Fillimisht ëshë propozimi i idesë, ku shqyrtohet sa potencial ka si ide. Më pas bëhet analiza e biznesit dhe e tregut ku shihet nëse ky aplikacion duhet të hidhet në treg. Shihet sa ia vlen të përdoren burimet e kompanisë për këtë aplikacion, krijohen dokument teknikë, zhvillohet një dizajn prototip dhe më pas kalon në fazën e zhvillimit. Kjo  fazë kërkon pak më shumë kohë dhe punë. Gjatë kësaj faze ngrihet struktuara, arkitektura, bëhet dizajni final dhe më pas bëhet testimi që të dalë në treg ai produkti final që ne dëshirojmë.

 

CMG: Aktualisht ju në çfarë fazë jeni?

 

Almida Muka: Aktualisht ne kemi krijuar prototipin final që është MVP. MVP është minimum viable produkt. E mira e këtij projekti është se kemi përdorur dy nga teknologjitë më të avancuara dhe me në zë për ta bërë këtë aplikacion funksional dhe estetikisht tërheqës. Për të aksesuar gjithë features që ky aplikacon ofron, mjafton të krijosh një llogari. Pasi je regjistruar ti ke mundësi të krijosh një event, të fusësh të dhënat dhe më pas të krijosh biletat. Pas kësaj mund t’i bësh post eventit dhe gjithë përdoruesve të këtij aplikacioni u shfaqet në feed-in e aplikacionit. Po kështu edhe nëse je i interesuar të marrësh pjesë në një event. Do shikosh të gjitha eventet që janë aktive dhe listën e vendeve të kaluara. Në momentin që aplikon mbi një event aty të shfaqen të gjitha informacionet e tij. Ky aplikacion ka edhe filtra që i lehtësojnë përdoruesit të  gjejnë më lehtë eventin që po kërkojnë.

 

Esmeralda Osmani ( foto personale)

Esmeralda Osmani ( foto personale)

CMG: Si do të ofrohet ky aplikacion për përdoruesit?


 

Esmeralda Osmani: Ky aplikacion do të ofrohet falas për të gjithë llojet e përdoruesve, por normalisht nëse dikush kërkon benefite shtesë, ato do të jenë me pagesë. Një benefit mund të jetë shfaqja në plan të parë e një organizimi dhe këtu do të kërkohet një pagesë shtesë. Aktualisht janë të pararegjistruar 100 biznese dhe pritet që në dy muajt e parë të lancimit të arrijë në dhjetëmijë dhe brenda 2023-it numri i përdoruesve të shkojë gjashtë million. Duke parë nevojën e lartë dhe kërkesën që kemi marrë gjithë këto kohë, pritshmëritë tona jane që brenda pesë vitesh të kemi përdorues nga e gjithë bota.

 

 

Intervistoi  Megi Latifi