Foto: Xinhua
Të hënën u mbyll në Pekin sesioni vjetor i Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës, organi më i lartë i pushtetit shtetëror në Kinë. Xi Jinping, sekretari i përgjithshëm i Komitetit Qendror të PKK-së, president i Kinës dhe kryetar i Komisionit Qendror Ushtarak të Kinës, vuri në dukje në fjalimin e tij në mbledhjen përmbyllëse: "Në rrugëtimin e ri të ndërtimit të një vendi të fuqishëm dhe të përtëritjes kombëtare, duhet të promovojmë në mënyrë të palëkundur zhvillimin me cilësi të lartë, t'i përmbahemi gjithmonë parimit të vënies së popullit në plan të parë dhe të bashkërendojmë zhvillimin dhe sigurinë, të promovojmë në mënyrë solide parimin 'Një vend, dy sisteme' dhe kauzën e madhe të ribashkimit të atdheut dhe të përpiqemi të promovojnë ndërtimin e një bashkësie me një të ardhme të përbashkët për njerëzimin".
Më tej ai tha që Kina duhet të promovojë përmirësimin efektiv cilësor dhe rritjen e arsyeshme sasiore të ekonomisë së saj, të forcojë vazhdimisht fuqinë e vet ekonomike, shkencore e teknologjike dhe fuqinë e gjithanshme kombëtare, dhe t'i bëjë arritjet e modernizimit gjithnjë e më të drejta për të gjithë popullin, duke vazhduar të bëjë përparim thelbësor dhe të dukshëm në promovimin e begatisë së përbashkët të të gjithë popullit.
Foto: VCG
Në fjalën e tij Xi theksoi gjithashtu se zhvillimi i Kinës i sjell përfitime botës dhe nuk mund të ndahet nga bota. Sipas tij, është e nevojshme të promovohet hapja e nivelit të lartë, si dhe të përdoret mirë tregu e burimet globale për të zhvilluar veten dhe për të promovuar zhvillimin e përbashkët të botës.
Xi Jinping-u tha se Kina duhet të mbajë lart flamurin e paqes, zhvillimit, bashkëpunimit dhe përfitimeve të ndërsjella, të qëndrojë gjithmonë në anën e duhur të historisë, të praktikojë multilateralizmin e vërtetë, të praktikojë vlerat e përbashkëta të gjithë njerëzimit, të marrë pjesë aktive në reformën dhe ndërtimin e sistemit të qeverisjes globale dhe promovimin e krijimit të një ekonomie botërore të hapur, duke nxitur zbatimin e nismave të zhvillimit global dhe të sigurisë globale.
Në fjalën e tij përmbyllëse, Xi Jinping theksoi po ashtu që, për të nxitur ndërtimin e një vendi të fuqishëm, Kina duhet të forcojë me zell ndërtimin e Partisë Komuniste të Kinës, të zbatojë rreptësisht administrimin e rreptë të Partisë dhe të kundërshtojë në mënyrë të palëkundur korrupsionin.