Rama: Mbi 164 mijë fëmijë kanë përfituar nga bonusi i bebes
2023-03-13 11:04:14

Bonusi i bebes (Foto Rtsh)

Bonusi i bebes (Foto Rtsh)

Mbi 164 mijë fëmijë kanë përfituar nga bonusi i bebes që nga momenti i hyrjes në fuqi të këtij vendimi. Shifrën e bën të ditur kryeministri, Edi Rama, përmes një postimi në “Facebook”, shkruan “RTSH”.

Bonusi i bebes është një politikë e re sociale që po zbatohet nga qeveria shqiptare që prej 1 janarit 2019.

Bonusi përfitohet për të gjithë fëmijët e regjistruar në Shqipëri, pa dallim nëse kanë lindur në Shqipëri apo jashtë vendit.

Prindërit e fëmijëve e tërheqin çekun e bebes në maternitetin ku sjellin në jetë bebin.

Për fëmijën e parë bonusi është 40.000 lekë, për fëmijën e dytë 80.000 lekë dhe për fëmijën e tretë e më shumë 120.000 lekë. (Fatosi)