Kryeministri kinez mbajti një konferencë shtypi për gazetarët vendës dhe të huaj
2023-03-13 15:55:24

Në mëngjesin e së hënës, pas mbylljes së sesionit të parë të legjislaturës së 14-të të Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës, kryeministri i Kinës Li Qiang mbajti një konferencë shtypi për gazetarët vendës dhe të huaj. 

Foto: Xinhua

Foto: Xinhua

Së pari ai theksoi filozofinë e zhvillimit të përqendruar te njerëzit. Ai tha "Qëllimi përfundimtar i punës së partisë dhe qeverisë është të përmirësojë mirëqenien e popullit," tha Li në një konferencë për shtypin, duke u zotuar të bëjë përpjekje të forta në çdo punë që ka lidhje me jetesën e njerëzve. Shumica e njerëzve nuk i mbajnë gjithë kohën sytë te rritja e PBB-së, por interesohen më shumë për gjërat që ndodhin në jetën e përditshme, si strehimi, punësimi, të ardhurat, arsimimi, shërbimet mjekësore dhe mjedisi, tha Li. "Prandaj, qeveria duhet gjithmonë ta planifikojë dhe ta kryejë punën e saj sipas asaj se çfarë ndiejnë njerëzit, dhe të veprojë në përputhje me aspiratat e popullit," shtoi ai.

Lidhur me hapjen e Kinës ai tha se ky vit shënon 45-vjetorin e Reformës dhe Hapjes së Kinës. "Sipas informacionit që kam, shumica dërrmuese e ndërmarrjeve të financuara nga jashtë janë ende optimiste për perspektivat e tyre të zhvillimit në Kinë. Vitin e kaluar, përdorimi real i investimeve të huaja nga Kina arriti një vlerë prej më shumë se 189 miliardë dollarësh, duke shënuar rekord të ri. Krahasuar me të dhënat para epidemisë, pra tre vjet më parë, kemi një rritje prej afro 50 miliardë dollarësh, gjë që tregon se Kina është ende zgjidhja më e mirë për investimet globale. Hapja ndaj botës së jashtme është politika bazë kombëtare e Kinës, dhe pavarësisht se si do të ndryshojë situata e jashtme, Kina do të ecë përpara pa lëkundje", tha kryeministri.

Foto: VCG

Foto: VCG

Duke folur për marrëdhëniet kino-amerikane,  Li theksoi se është e rëndësishme të zbatohen siç duhet, me veprime specifike e praktike, të gjitha konsensuset e arritura midis presidentit Xi Jinping dhe presidentit Biden gjatë takimit të tyre në nëntorin e vjetshëm.

Li Qiang vuri në dukje se disa njerëz në Shtetet e Bashkuara kanë trumbetuar teorinë e shkëputjes midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara në vitet e fundit, por nuk dihet se sa njerëz kanë përfituar vërtet nga kjo zhurmë.

Sipas statistikave kineze, vjet vëllimi i tregtisë midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara arriti në afro 760 miliardë dollarë, duke vendosur një rekord të ri.  "Ekonomia kineze e ajo amerikane janë të lidhura shumë ngushtë e të dy vendet përfitojnë nga zhvillimi i njëri-tjetrit," tha Li Qiang.

Foto: VCG

Foto: VCG

Ka më shumë se 70 000 ndërmarrje me financim të huaj në Shangai, vuri në ai, duke thënë që, kur punonte në Shangai, ai pati shumë mundësi për të komunikuar me drejtues të kompanive të huaja, duke përfshirë edhe ato amerikane. "Të gjithë më thanë se janë optimistë për Shangain e Kinën dhe se bota duhet të bashkëpunojë. Të gjithë besojnë se bashkëpunimi është me përfitime të ndërsjella," tha Li Qiang. Sipas tij, të gjitha këto tregojnë se Kina dhe Shtetet e Bashkuara mund të bashkëpunojnë dhe duhet të bashkëpunojnë.

Foto: VCG

Foto: VCG

Duke folur për "rritjen e besimit të sipërmarrjeve private dhe mbështetjen e zhvillimit të tyre", Li Qiang tha se, së pari, të ashtuquajturat“dy të palëkundshme” janë një përmbajtje e rëndësishme e sistemit ekonomik bazë të Kinës dhe një politikë afatgjatë që nuk ka ndryshuar as në të kaluarën e nuk do të ndryshojë as në të ardhmen. "Për një periudhë kohore gjatë vitit të kaluar, në shoqëri u shfaqën disa zhurma dhe komente të pasakta për zhvillimin e ekonomisë private, të cilat shqetësuan disa sipërmarrës. Në fakt, për çështjen e zhvillimit të ekonomisë private, parimet dhe politikat e KQ të Partisë kanë qenë gjithmonë shumë të qarta. Kjo është theksuar në disa raste të rëndësishme, si në Kongresin e 19-të dhe 20-të të Partisë dhe në mbledhjen e Komitetit Qendror të Partisë mbi punën ekonomike të mbajtur në fund të vitit të kaluar. Ne kemi një qëndrim të qartë dhe të palëkundur," vuri në dukje ai. Së dyti, vijoi Li Qiang, mjedisi i zhvillimit të ekonomisë private do të jetë gjithnjë e më i mirë dhe hapësira e zhvillimit do të jetë gjithnjë e më e madhe. Qeveria e Kinës do të vazhdojë të krijojë një mjedis biznesi të orientuar drejt tregut, të mbështetur në ligj e të ndërkombëtarizuar nga një pikënisje e re dhe do t'i trajtojë të gjithë në mënyrë të barabartë. Ndërmarrjet me sisteme të ndryshme të pronësisë do të trajtohen në mënyrë të barabartë dhe të drejtat e interesat e tyre do të mbrohen në përputhje me ligjin, do të promovohet konkurrenca e ndershme ndërmjet subjekteve të ndryshme dhe do të mbështetet zhvillimi dhe rritja e ndërmarrjeve private. "Nga këndvështrimi i hapësirës së zhvillimit, vendi ynë ka një kërkesë tregu super të madhe. Tani ka ende shumë fusha të reja që duhet të eksplorohen nga të gjithë dhe ka ende shumë pista të reja ku duhet të ecin të gjithë. Duhet thënë se ka shumë mundësi për zhvillimin e ekonomisë private," vërejti kreu i qeverisë kineze.  

Foto: VCG

Foto: VCG

Për gjendjen e punësimit të këtij viti në Kinë, Li tha :"Kam parë që këtë vit në internet janë më të shqetësuar për punësimin e studentëve të universiteteve, sepse numri i të diplomuarve në Kinë ka arritur një nivel të ri këtë vit. Vlerësohet se numri i studentëve që do të diplomohen sivjet do të jetë 11.58 milionë, dhe kjo do të rrisë vërtet presionin mbi punësimin. Por, nga këndvështrimi i zhvillimit, kjo është një gjë e mirë, sepse kaq shumë të rinj marrin vende të reja pune, të cilat patjetër do të japin sjellin energji e gjallëri të re në shoqërinë tonë. Në hapin tjetër, ne do të zgjerojmë kanalet e punësimit dhe do të ndihmojmë e mbështesim të rinjtë të realizojnë më mirë vlerat e jetës nëpërmjet përpjekjeve të tyre." 

Gjatë konferencës së shtypit, kryeministri Li Qiang ka ritheksuar edhe mbështetjen e qeverisë qendrore për Hong-kong dhe Makao. 

Foto: VCG

Foto: VCG