Dita e Verës, mbi 100 aktivitete në kryeqytet
2023-03-13 16:19:49

Dita e Veres (Foto Tvklan)

Dita e Veres (Foto Tvklan)

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ftoi qytetarët që më 14 mars, Ditën e Verës, të bëhen pjesë e aktiviteteve të shumta, që do të organizohen në kryeqytet, shkruan “ATSH”.

Nëpërmjet rrjeteve sociale, Veliaj publikoi axhendën e mbushur me mbi 100 aktivitete në vende të ndryshme në kryeqytet. “Evente festive dhe sportive pafund, eja festojmë bashkë Ditën e Verës, në Qytetin e Rinisë dhe Sportit. Zgjidh vendin ku do të na bashkohesh”, shkruan Veliaj. (Fatosi)