ShBA, më shumë femra me çrregullime fizike dhe mendore se meshkuj
2023-03-13 10:56:46

VCG

VCG

Sipas njoftimeve të së premtes të agjencisë amerikane të lajmeve "Bloomberg", të dhënat statistikore për forcën punëtore të publikuara nga qeveria amerikane tregojnë se, qysh nga qershori i vitit të kaluar, numri i femrave me ndonjë formë të caktuar çrregullimi fizik ose mendor në ShBA e ka kaluar atë të meshkujve, duke shfaqur një prirje kthese historike.

Ekspertët vunë në dukje se arsyeja mund të jetë që në ShBA femrat me simptoma afatgjata të COVID-19, i njohur edhe si "COVID i gjatë",  janë më të shumta se meshkujt. Si rezultat, sektorët që kanë nevojë për punonjëse mund të përballen me mungesë të tyre. Femrat me "COVID të gjatë" kanë pësuar humbje të vendit të punës.

VCG

VCG

Sipas njoftimeve të tjera, disa pacientë me "COVID të gjatë" janë shprehur se kompanitë e sigurimeve nuk kanë pranuar të marrin përsipër koston e mjekimit të tyre për simptomat e "COVID të gjatë", ndërsa një numër pacentësh të tjerë kanë marrë borxh për trajtimin e sëmundjeve kronike përkatëse. Sipas studimeve, në ShBA kostoja mjekësore personale për "COVID-in e gjatë" mund të arrijë në afro 9000 dollarë. (Xu Guang)