Senati francez kalon projektligjin për reformën e pensioneve pavarësisht protestave në mbarë vendin
2023-03-13 11:22:08

Senati francez (Foto France24)

Senati francez (Foto France24)

Senati francez miratoi planin e reformës së pensioneve, megjithëse qindra mijëra njerëz kanë dalë në rrugë për të protestuar ndaj një ndryshimi të rëndësishëm politikash që mund të përcaktojë pesëvjeçarin e dytë të presidentit Emmanuel Macron, shkruan “Xinhua”.

Senati miratoi projektligjin i cili po rrit moshën e pensionit nga 62 vjeç në 64 vjeç.

“Pas qindra orësh diskutimesh, Senati miratoi planin e reformës së pensioneve. Është një hap vendimtar për të finalizuar reformën që do të sigurojë të ardhmen e sistemit të pensioneve”,- shkroi në “Twitter” kryeministrja franceze, Elisabeth Borne.

Borne tha që ajo ishte plotësisht e përkushtuar për të siguruar që teksti të miratohet përfundimisht në ditët në vijim.

Të shtunën, rreth qindra mijëra persona protestuan në të gjithë Francën kundër planit të qeverisë, njoftoi Ministria e Brendshme. (Fatosi)