Hajdaraga: Mbështetje mësuesve të kurseve plotësuese të gjuhës shqipe në Greqi
2023-03-12 16:46:50

Ambasadorja e Shqiperise ne Greqi Luela Hajdaraga (Foto Atsh)

Ambasadorja e Shqiperise ne Greqi Luela Hajdaraga (Foto Atsh)

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Athinë, në bashkëpunim me Lidhjen e Mësuesve Shqiptarë në Greqi, organizoi në ambientet e saj një aktivitet festiv, dedikuar mësuesve të kurseve të mësimit plotësues të gjuhës shqipe në Greqi, në kuadër të Ditës së Mësuesit dhe të 25-vjetorit të themelimit të Lidhjes së Mësuesve Shqiptarë në Greqi, raporton “ATSH”.

Ambasadorja Luela Hajdaraga shprehu mirënjohje për kontributin e tyre të vyer në edukimin, zhvillimin dhe ruajtjen e gjuhës shqipe dhe të identitetit shqiptar te brezat e rinj.

Ajo u shpreh se me devotshmërinë, besimin, durimin dhe dashurinë e ofruar në mësimdhënien e gjuhës shqipe, ata janë model frymëzimi dhe shembulli më i mirë për fëmijët.

Hajdaraga bëri të ditur se ambasada do të vazhdojë të jetë mbështetëse në çdo iniciativë të mësuesve dhe me frymë bashkëpunimi dhe pozitiviteti do të asistojë në çdo kërkesë të tyre.

Në shenjë falënderimi dhe mirënjohjeje për kontributin e tyre të çmuar në edukimin dhe arsimimin ndër breza, mësuesve iu shpërndanë Certifikata Mirënjohjeje nga ambasada. (Irma)