Panairi i Artit dhe Zejeve në Elbasan, ministrja Kushi: Promovim i traditës dhe kulturës
2023-03-12 17:09:51

Në prag të Ditës së Verës, nxënësit dhe mësuesit e 30 shkollave “Qendër Komunitare” të bashkisë Elbasan organizuan Panairin e Artit dhe Zejeve.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, e pranishme në këtë panair, u shpreh se kjo nismë, e cila bën bashkë shkollën, familjen dhe komunitetin do të vazhdojë të shtrihet në një numër gjithnjë e më të madh shkollash, shkruan “ATSH”.

“Kjo nismë zhvillon talentin dhe rrit dëshirën e nxënësve për të ruajtur, promovuar dhe mbajtur gjallë vlerat kulturore dhe traditën shqiptare”, u shpreh ajo.

Kushi falënderoi nxënësit, mësuesit, prindërit, Zyrën Arsimore Vendore të Elbasanit që organizuan këtë panair, si dhe bashkinë Elbasan për mbështetjen e vazhdueshme. (Irma)