CMG: Rivendosja e marrëdhënieve Arabi Saudite-Iran pasqyron prirjen e kohës për paqe
2023-03-12 13:56:06

 Foto:VCG

Foto:VCG

Mbrëmjen e së premtes sipas orës së Pekinit, një deklaratë e publikuar bashkërisht nga Kina, Arabia Saudite dhe Irani tërhoqi vëmendjet e mediave të të gjithë globit. Sipas këtij dokumenti, Arabia Saudite dhe Irani ranë dakord të rivendosnin marrëdhëniet diplomatike, rihapnin reciprokisht ambasadat e misionet e përfaqësimit dhe të eksploronin forcimin e marrëdhënieve dypalëshe. Ndërkohë, tre vendet u zotuan për të bërë të gjitha përpjekjet për të mbrojtur paqen dhe sigurinë rajonale dhe botërore.

Lidhur me këtë, shumë media dhanë komente pozitive. Ndërsa vendet nga Lindja e Mesme si Iraku, Ameni, Libani etj., shprehën menjëherë mirënjohje, ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres i shprehu Kinës falënderimet për zhvillimin e suksesshëm të bisedimeve.

Foto:VCG

Foto:VCG

Për shumë vite me radhë, vendet e kryesuara nga ShBA-ja krijuan konflikte në Lindjen e Mesme përmes krijimit të qarqeve ekskluzive, duke sjellë luhatje të pandërprera rajonale. Arabia Saudite dhe Irani, të dyja kanë paguar kosto të larta. Tani, ato janë të qarta se ShBA-ja nuk është e besueshme dhe e ardhmja e tyre duhet të jetë në duart e veta. “Kjo është forca e vërtetë e brendshme që rezultoi me kuptim vendimmarrës për rivendosjen e marrëdhënieve midis Riadit dhe Teheranit”, - thuhet në një koment të Grupit Mediatik të Kinës.

Foto:VCG

Foto:VCG

Disa analistë të çështjeve ndërkombëtare janë të mendimit se kjo do të sjellë ndikim pozitiv për zbutjen e konflikteve edhe në Jemen, Siri apo Libi. “Pajtimi paqësor midis Arabisë Saudite dhe Iranit i tregoi botës se dialogu është e vetmja rrugë e drejtë e zgjidhjes së problemit. Pavarësisht sa e ashpër është sfida, rrugëdalja mund të gjetet me siguri në bazë të zhvillimit të bisedimeve mbi barazi dhe respekt të ndërsjellë. Sigurisht, kjo është vetëm hapi i parë drejt përmirësimit të marrëdhënieve mes dy vendeve. Por, të paktën, dialogu në Pekin ka çelur një faqe të re”, - përfundon komenti i CMG-së.