Gjiganti brazilian i minierave kërkon bashkëpunim më të ngushtë me Kinën
2023-03-12 16:55:33

Foto:VCG

Foto:VCG

Kanë kaluar 50 vjet qëkur gjiganti brazilian i minierave “Vale” filloi të eksportojë produkte në Kinë dhe kompania mezi pret të vazhdojë bashkëpunimin e ngushtë me Kinën dhe të përqafojë një të ardhme të gjelbër neutrale ndaj karbonit së bashku me Kinën, deklaroi Gustavo Biscassi, shefi i kompanisë për punët e jashtme.

Gjatë një interviste për “Xinhua” ai tha se perspektiva për ekonominë e Kinës në vitin 2023 mbetet pozitive, pasi bazat e saj afatgjata mbeten të qëndrueshme dhe të pandryshuara.

“Ne besojmë se Kina do të vazhdojë të luajë një rol të rëndësishëm në ekonominë globale si një motor rritjeje”,- tha ai.

Gjatë pandemisë, biznesi i “Vale” në Kinë mbeti i qëndrueshëm me shitjet e mineralit të hekurit në Kinë në 192 milionë tonë, 197 milionë tonë dhe 190 milionë tonë përkatësisht në vitet 2020, 2021 dhe 2022. “Këto shifra pasqyrojnë kërkesën e vazhdueshme për lëndë të para me cilësi të lartë nga Kina, të cilat mbështeten nga bazat e shëndosha ekonomike të vendit”,- tha Biscassi.

Foto:VCG

Foto:VCG

Sipërmarrësi brazilian vuri në dukje se Kina ka ruajtur pozicionin e saj si qendra më e madhe prodhuese në botë që nga viti 2010. Sipas tij, Kina është i vetmi vend në botë që ka të gjitha kategoritë industriale të renditura në klasifikimin industrial të OKB-së dhe është prodhuesi më i madh në botë i mbi 220 llojeve produkteve industriale. (Irma)