Ministrat e rinj të kabinetit qeverisës kinez u zgjodhën të dielën në sesionin e parë të Legjislaturës së 14-të të Asamblesë Kombëtare Popullore (parlamenti kinez), i cili po vijon punimet.
Foto:Xinhua
Ding Xuexiang, He Lifeng, Zhang Guoqing dhe Liu Guozhong u caktuan me votim nga parlamenti si zv.kryeministra, duke miratuar emërimin e kryeministrit Li Qiang.
Li Shangfu, Wang Xiaohong, Wu Zhenglong, Shen Yiqin dhe Qin Gang u caktuan këshilltarë të shtetit. Wu Zhenglong është sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Shtetit (qeveria kineze).
Në vijim është lista e krerëve të 26 departamenteve kryesore (në rang ministrish) të qeverisë kineze:
Foto:Xinhua
Qin Gang, ministër i Jashtëm
Li Shangfu, ministër i Mbrojtjes Kombëtare
Zheng Shanjie, drejtor i Komisionit Shtetëror të Zhvillimit dhe të Reformës
Huai Jinpeng, ministër i Arsimit
Wang Zhigang, ministër i Shkencës dhe i Teknologjisë
Jin Zhuanglong, ministër i Industrisë dhe i Teknologjisë së Informacionit
Pan Yue, drejtor i Komisionit Shtetëror për Çështjet e Kombësive
Wang Xiaohong, ministër i Sigurisë Publike
Chen Yixin, ministër i Sigurisë Kombëtare
Tang Dengjie, ministër i Punëve Civile
He Rong, ministre e Drejtësisë
Liu Kun, ministër i Financave
Foto:Xinhua
Wang Xiaoping, ministre e Burimeve Njerëzore dhe i Sigurimeve Shoqërore
Wang Guanghua, ministër i Burimeve Natyrore
Huang Runqiu, ministër i Ekologjisë dhe i Mjedisit
Ni Hong, ministër i Strehimit dhe i Zhvillimit të Qytetit dhe të Fshatit
Li Xiaopeng, ministër i Transportit
Li Guoying, ministër i Burimeve Ujore
Tang Renjian, ministër i Bujqësisë dhe i Çështjeve Rurale
Wang Wentao, ministër i Tregtisë
Hu Heping, ministër i Kulturës dhe i Turizmit
Ma Xiaowei, drejtor i Komisionit Shtetëror të Shëndetësisë
Pei Jinjia, ministër i Çështjeve të Veteranëve (ushtarë)
Wang Xiangxi, ministër i Menaxhimit Emergjent
Yi Gang, govenatori i Bankës së Popullit të Kinës (Banka Qendrore)
Hou Kai, auditor i përgjithshëm i Zyrës Shtetërore të Auditimit
(Zhang Yan)