Gjermani - Nivel i ri historik me rreth 2 milionë vende të lira pune
2023-03-12 17:59:08

Foto:VCG

Foto:VCG

Kërkesat për personel në Gjermani kanë arritur një nivel të ri historik me rreth 2 milionë vende të lira pune, sipas një sondazhi të fundit nga Instituti për Kërkimin e Punësimit (IAB), citon “ATSH”.

Sipas këtij instituti, në Gjermani numëroheshin 1.98 milionë vende pune të paplotësuara në mbarë vendin në tremujorin e katërt.

Raporti i IAB-së bën të ditur se numri i vendeve të lira të punës është 160.000 ose 6.6% më shumë se në tremujorin e mëparshëm dhe 17.5% më shumë se në tremujorin e fundit 2021.

“Shumica e vendeve të lira mund të plotësohen menjëherë dhe në shumë raste presioni konkurrues brenda kompanive për personel të përshtatshëm është i lartë”, bën të ditur IAB. (Irma)