Ekipi mjekësor kinez i dhuron furnizime mjekësore spitalit publik të Zambias
2023-03-12 17:19:40

(Foto:Gazeta "Mjekësi dhe shëndetësi")

Ekipi i 23-të mjekësor kinez në Zambia dhuroi pajisje mjekësore dhe pajisje të tjera për Spitalin Universitar (UTH), spitali më i madh publik në vend, për të ndihmuar në përmirësimin e ofrimit të kujdesit shëndetësor.

Charles Mutemba, drejtues i lartë mjekësor në UTH, shprehu mirënjohje për ekipin mjekësor jo vetëm për dhurimin, por edhe për trajnimin e personelit mjekësor vendas, i cili tani është në gjendje të kryejë një operacion në tru, shkruan “Xinhua”.

“Ne jemi të gatshëm të ndajmë përvojën mjekësore të Kinës dhe të punojmë me mjekët vendas për të ndihmuar në përmirësimin e teknologjisë mjekësore të Zambias”,- tha Liu Guoyu, këshilltar ekonomik dhe tregtar në Ambasadën Kineze në Zambi, duke vënë në dukje se pritet një bashkëpunim më i gjerë me UTH-në.

(Foto:Gazeta "Mjekësi dhe shëndetësi")

Ekipi i 23-të mjekësor kinez ka qenë në Zambia vitin e kaluar dhe do të largohet këtë muaj. Ekipi prej 28 anëtarësh u shpërnda në katër spitale në tre qytetet e Zambias. (Irma)