Kina nuk kursen përpjekjet për të ndihmuar në forcimin e sistemit shëndetësor në Madagaskar
2023-03-12 17:08:51

Foto:VCG

Foto:VCG

Një zyrtare shëndetësore nga Ministria e Shëndetit Publik në Madagaskar vlerësoi Kinën që nuk ka kursyer asnjë përpjekje për të ndihmuar në forcimin e sistemit shëndetësor të vendit të saj për dekada.

“Kina nuk ka kursyer asnjë përpjekje për të forcuar sistemin shëndetësor në Madagaskar dhe për të përmirësuar aksesin në kujdesin shëndetësor për popullatën”,- deklaroi Onivelo Gabhy Andriamanantena, shefja e stafit të Ministrisë së Shëndetit Publik në Madagaskar, në një ceremoni përshëndetëse për ekipin e 23-të mjekësor kinez në Madagaskar dhe për përfundimin e suksesshëm të misionit të ekipit të 22-të mjekësor kinez.

Foto:VCG

Foto:VCG

“Ekipet mjekësore kineze janë një pjesë integrale e kësaj mbështetjeje të vlefshme nga Kina. Prania dhe mbështetja e këtyre ekipeve mjekësore do të ndihmojë në përmbushjen e sfidës së Ministrisë së Shëndetit Publik në drejtim të komunitetit”,- tha zyrtarja.

Duke filluar nga viti 1975, Kina ka dërguar 23 ekipe mjekësore në Madagaskar, me një total prej afro 700 mjekësh kinezë, duke ofruar kujdes shëndetësor për miliona pacientë, tha Huo Wei, i ngarkuari me punë në Ambasadën e Kinës në Madagaskar.

Diplomati kinez shtoi se Kina do të vazhdojë të bashkëpunojë në mënyrë aktive me Madagaskarin në kuadër të Forumit për Bashkëpunimin Kinë-Afrikë për të promovuar bashkëpunimin dypalësh shëndetësor. (Irma)