Irani dhe Arabia Saudite rivendosin marrëdhëniet diplomatike pas ndërmjetësimit të Kinës
2023-03-11 09:54:10

(Foto:CGTN)

Kina, Arabia Saudite dhe Irani publikuan një deklaratë të përbashkët të premten në Pekin, duke njoftuar rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike Riad-Teheran. 

      Sipas deklaratës, në përgjigje të nismës së presidentit kinez Xi Jinping për të mbështetur zhvillimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe miqësore mes Arabisë Saudite dhe Iranit, Musaed bin Muhammad Al-Aiban, Ministër Shteti dhe Këshilltar i Sigurisë Kombëtare i Arabisë Saudite zhvilloi bisedime me Ali Shamkhani, sekretar i Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Iranit nga 6 deri më 10 mars në Pekin. 

Foto:VCG

Foto:VCG

      Në deklaratë thuhet se Arabia Saudite dhe Irani kanë arritur një marrëveshje, duke përfshirë përmbajtjet si rivendosje e marrëdhënieve diplomatike dhe rihapje të ambasadave dhe misioneve të përfaqësimit brenda dy muajve. Të tre vendet ranë dakord gjithashtu që të bëjnë çdo përpjekje për të forcuar paqen dhe sigurinë ndërkombëtare dhe rajonale.  

      Arabia Saudite dhe Irani thanë se e vlerësojnë dhe falënderojnë Kinën për organizimin dhe mbështetjen e bisedimeve, të cilat arritën rezultate të suksesshme. 

      Po të premten, Wang Yi, drejtor i Zyrës së Komisionit të Punëve të Jashtme të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës, e cilësoi vendimin e Iranit dhe Arabisë Saudite për rifillimin e marrëdhënieve diplomatike si një "fitore për paqen". 

Wang Yi Foto:CGTN

Wang Yi jep intervistë për media(Foto:CGTN)

      "Kjo është një fitore për dialogun, një fitore për paqen," tha Wang, duke shtuar se po jep një "lajm të rëndësishëm e të mirë" për botën e sotme të trazuar, duke dërguar një sinjal të qartë. 

      Wang i bëri këto komente për gazetarët pasi drejtoi në Pekin dialogun mes dy vendeve të Lindjes së Mesme. (Zhang Yan)