< img height="1" width="1" style="display:none"src="https://www.facebook.com/tr?id=514174860241230&ev=PageView&noscript=1"/>
Dy sesionet, zgjidhen më shumë liderë shtetërorë
2023-03-11 11:41:47

Li Qiang-u bën betim para Kushtetutës si kryeministër(Foto:Xinhua)

Li Qiang-u bën betim para Kushtetutës si kryeministër, Pallat i Madh i Popullit, Pekin, 11 mars 2023(Foto:Xinhua)

Më shumë liderë shtetërorë të Kinës u zgjodhën të shtunën në sesionin e parë të legjislaturës së 14-të të Asamblesë Kombëtare Popullore (parlamenti kinez), i cili po vijon punimet. 

Li Qiang u caktua me votim nga parlamenti si kryeministër, duke miratuar emërimin nga presidenti Xi Jinping. 

Ndërkohë, Zhang Youxia dhe He Weidong u zgjodhën nënkryetarë të Komisionit Qendror Ushtarak të Republikës Popullore të Kinës. Liu Jinguo u zgjodh në postin e kreut të Komisionit Kombëtar të Mbikëqyrjes, Zhang Jun si  kryetar i Gjykatës Popullore Supreme, ndërsa Ying Yong si kryetar i përgjithshëm i Prokurorisë Popullore Supreme. 

Rreth 3.000 deputetë morën pjesë në votimet e së shtunës. 

Të zgjedhurit bëjnë betim para Kushtetutës(Foto:Xinhua)

Pas shpalljes së rezultateve, të zgjedhurit bënë betimin para Kushtetutës në prani të mbi 2 900 anëtarëve të Asamblesë Kombëtare Popullore.(Zhang Yan)

Lajmet Kryesore

Our Privacy Statement & Cookie Policy

By continuing to browse our site you agree to our use of cookies, revised Privacy Policy. You can change your cookie settings through your browser.
I agree