Trupa më e lartë këshillimore politike e Kinës përfundon sesionin vjetor
2023-03-11 20:29:01

Takimi i mbylljes të sesionit të partë të Komitetit të 14-të Kombëtar të KKPPK-ut(Foto:Xinhua)

Trupa më e lartë këshilluese politike në Kinë përfundoi pasditen e së shtunën sesionin e saj vjetor.

Xi Jinping dhe udhëheqës të tjerë kinezë morën pjesë në takimin e mbylljes të sesionit të parë të Komitetit të 14-të Kombëtar të Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez (KKPPK), të zhvilluar në Pallatin e Madh të Popullit në Pekin.

Takimi i mbylljes të sesionit të partë të Komitetit të 14-të Kombëtar të KKPPK-ut(Foto:Xinhua)

Wang Huning, kryetar i Komitetit të 14-të Kombëtar të KKPPK-së drejtoi takimin dhe mbajti një fjalim.

Në takimin e mbylljes u miratuan një rezolutë mbi raportin e punës të Komitetit të Përhershëm të Komitetit Kombëtar të 13-të të KKPPK-së, një rezolutë mbi raportin e punës së propozimeve të paraqitura nga këshilltarët politikë, një rezolutë për një ndryshim në statutin e KKPPK-së, një raport për shqyrtimin e propozimeve të reja dhe një rezolutë politike për sesionin e parë të Komitetit Kombëtar të 14-të të trupës më të lartë këshilluese politike në Kinë.