INSTAT: Në muajin shkurt u rritën ndjeshëm çmimet e qumështit, djathit dhe vezëve
2023-03-11 18:02:04

Shqipëria vijon të përballet me rritje të çmimeve, kryesisht sa i përket ushqimeve, por me theks te bulmeti dhe vezët. Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Statistikave, ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin shkurt 2023 ishte në nivelin 7.1%, ndërsa një vit më parë ky ndryshim ishte 3.9%.

(Foto:VCG)

Krahasuar me muajin shkurt 2022, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike” pasuar nga grupet “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë”, “Hotele, kafene dhe restorante”, “Pije alkoolike dhe duhan”, “Veshje dhe këpucë”, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” etj, shkruan “RTSH”.

Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “qumësht, djathë dhe vezë” patën rritjen më të ndjeshme me 28%, pasuar nga nëngrupet “vajra dhe yndyrna” me 17.4%, “peshk” me 16.3%, “bukë dhe drithëra” me 15.2%, “mish” me 13.8%, “sheqer, recel, mjaltë, çokollata dhe ëmbëlsira” me 13.2%, “zarzavate përfshirë patatet” me 9.6%, etj.

Krahasuar me muajin janar 2023, çmimet e grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” u rritën me 3.3%, pasuar nga grupet “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 0.7%, “Pije alkoolike dhe duhan”, “Argëtim dhe kulturë” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0.3% secili. 

Foto:VCG

Foto:VCG

E vetmja ulje është konstatuar në çmimet e grupit “Transporti” me 2.8%, pasuar nga “Veshje dhe këpucë” me 0.2%. (Irma)