AKPA: Mbi 13 mijë gra dhe vajza u mbështetën nga programet e punësimit
2023-03-11 17:52:37

 Punesimi i grave dhe vajzave (Foto Atsh)

Punesimi i grave dhe vajzave (Foto Atsh)

Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive (AKPA) bëri të ditur se përmes programeve të saj mbështet punësimin dhe formimin profesional të grave dhe vajzave.

Sipas AKPA-së, gjatë vitit 2022 është mundësuar punësimi i 13.044 grave dhe vajzave, përmes ndërmjetësimit, programeve të nxitjes së punësimit dhe aftësimit profesional, përcjell “ATSH”.

“Përmes programeve të nxitjes së punësimit janë punësuar 2593 gra dhe vajza, ndërsa të regjistruara në formimin profesional janë 4641 gra dhe vajza. Misioni ynë është mbështetja dhe aftësimi profesional i grave dhe vajzave duke bërë të mundur punësimin e qëndrueshëm të tyre”, bëri të ditur AKPA-ja. (Irma)