IPARD II, sipërmarrja e bletarisë zgjeron numrin e koshereve
2023-03-11 17:58:35

Foto:VCG

Foto:VCG

Bletaria dhe prodhimi i mjaltit është kthyer tashmë në biznes fitimprurës që po fuqizon ekonominë e fermerëve, falë dhe mbështetjes që adreson qeveria për këtë sektor.

Bletaria është një sektor që ka marrë një zhvillim të konsiderueshëm në vitet e fundit dhe mbështetja që i është dhënë nga Skema Kombëtare dhe programi IPARD kanë ndihmuar në përmirësimin e standardeve dhe rritjen e të ardhurave të bletarëve, shkruan “ATSH”.

Zhvillimin e këtij sektori po e mbështet edhe qeveria. Përveç financimit për mbarështimin e bletëve me fondet e buxhetit të shtetit, fermerët mund të aplikojnë për ndihmë financiare për të ndërtuar një linjë paketimi apo përpunimi të mjaltit përmes programit IPARD.

Foto:VCG

Foto:VCG

Agjencia për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural bëri të ditur se sipërmarrjet e mbështetura nga programi IPARD II në sektorin e bletarisë kanë respektuar standardet e kërkuara për prodhimin e mjaltit cilësor, duke dhënë kujdesin e duhur për rritjen e bletëve, ndërtimin e koshereve dhe mënyrën e ruajtjes së mjaltit. (Irma)